UDHËTIM NË PARAJSË
( Fragment nga
Poema ” 365 dritare ” )
Gjithë qyteteve me krahina,
Madhështi ju ka falë natyra,
Janë si lulet ndër lëndina,
Janë si lulet ngjyra, ngjyra.
Në Shqipëri i gjithë bregdeti,
Nga Saranda e në Velipojë
Është tamam rezidencë mbreti,
Qilim argjëndi ka për shtrojë.
Në Berat kur të kalosh,
Tek ky qytet i bukur turistik,
Mrekullitë duhet t’ja shikosh,
Qëndro e pa i parë mos ik.
Kur të arrish në qytetin Fier,
Bëje kthesën me makinë,
Mos kalo pa e parë një herë,
Qytetin antik, Apolloninë.
Në lurë mbaje hapin,
Pusho pak sipër urës,
Ç’kënaqësi në shpirt të japin,
Shtatë liqejt e rrallë të Lurës.
Atje ku ndrinë rrethi i kurorës,
Bjeshkët si gjerdan floririt,
Mahnitëse bukuritë e Valbonës,
Besa e burrëria e Dukagjinit.
Bukuri qosh mbas qoshit,
Mrekulli vend mbas vendit,
Panaramat e Vermoshit,
Bjeshkët e rralla të Kelmendit.
Vendi i shëndetit qelibar,
Vendi i barit edhe i gjethit,
Vendi me bukuri të paparë,
Po ku ka si bjeshkët e Thethit.
Isuf Sokoli
Bolzano; Data, 5. 01. 2022
“”””””””””””””””””””””””
PREHËRI I NËNËS
( Fragment nga
Poema ” 365 dritare ” )
Në atdhe syri xixa qet,
Atje zemra zien si valë,
Atje goja dhe pse s’flet,
Pa folë nxjerrë qindra fjalë.
Atje ndihesh ëngjëll i Zotit,
Me shkëlqimin gjithnjë larë,
Atje të rrëshqasin pika lotit,
Nuk janë lot, margaritar.
Atje hapi është si era,
Nxiton e vrudhin se mban,
Atje vrapi s’njeh frontiera,
Nuk është vrap, uragan.
Atje shklet përmbi rrodhe,
Dhe e ndien veten rehat,
Atje shpella të ngjanë kasolle,
Atje Kasollja të ngjanë pallat.
Atje shpirti tjetërsohet,
Dhe shpalosë hiret e tij,
Atje zemra zmadhohet,
Një vullkan të zien në gji
Atje ëndrra merr jetë
Veshë krahë, bëhet flutur,
Atje kokën n’prehër mbështetë
Jeta, dhurata më e bukur.
Isuf Sokoli
Bolzano : Data, 2 janar 2022.