10.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Isuf Sokoli

KASOLLJA
Kasollja në majen e malit,
Kasollja nga ku duket këneta,
Kasollja që rënkon prej mallit,
Kasollja nga ku na nisi jeta.
Malli për ne e ka shëmbë ,
E ka mbuluar me shkurre e rrodhe,
Ne me kujtime e mbajmë në këmbë,
Dhe i përulemi çerdhes tonë kasolle.
Aty unë me nënën bisedoj,
Aty unë babait i bëj shoqëri,
Aty unë nënë e baba përqafoj,
Aty unë mbushem me krenari.
Aty unë ndihem prapë fëmi,
Dhe rëndi me vrap ndër ograja,
Aty unë shkoj me dhen e dhi,
Ndër lëndina, shpate e maja.
Aty sa kujtime më trokasin,
Dhe jeta më del si në ekran,
Aty sa pika loti më rrëshqasin,
Për njerëzit që i kisha e s’janë.
Aty unë qeshja me të madhe,
Zemra m’gufonte nga lumturia,
Aty unë luaja ndër livalle,
Me vëllain e tri motrat e mia.
Aty ku malli më përvëlon,
Dhe mendja më troket përherë,
Aty ku syri më kërkon,
Gjithë banorët që shihja atëherë.
Aty m’fluturojnë mendtë e mia,
Aty në oborr ulem e rri,
Aty më rrethon dashuria,
Që ndiej për gjithë njerëzit e mi.
Aty ku na mbajti, na mblodhi,
Aty ku flinim gjumë rehat,
Aty ku na priti e përcolli,
Jo si kasolle, por si pallat.
Kasollja me derte e halle,
Kasollja që rritej mot mbas moti,
Kasollja me zemrën e madhe,
Kasollja me shpresën tek Zoti.
Kasollja prush e gurë,
Kasollja jonë lapidar,
Kasollja me nënën e sëmurë,
Kasollja me babain shpëtimtar.
Kasollja e varfër pa relike,
Kasollja plot dhe pa orendi,
Kasollja me nënën fisnike,
Kasollja me babain perëndi.
Kasollja pa ngrohje, pa shtroj,
Kasollja me ëndrra mbuluar,
Kasollja ku ushqeheshim shtatë gojë,
Dhe ndiheshim të lumtur, të gëzuar.
Edhe të rrënuar të adhurojmë,
E shtrejta kasollja jonë,
Edhe pse tek ti nuk banojmë,
Je ti që banon në zemrën tonë.
Me ty kuvendoj, me ty rri,
Me babain e nënën tek votra,
Je ti që na rrite pesë fëmij,
Dy vëllezër e tri motra.
Kasollja që zien në kujtime,
Kasollja që s’u tund në shtërngatë,
Kasollja ku më buzëqeshi nëna ime,
Kasollja ku më përkēdheli im atë.
Kasollja me plot rreze drite,
Kasollja që na qeshi, na foli,
Kasollja me nënën FERIDE,
Kasollja me babain MET SOKOLI.
Kasollja, çerdhe me pesë fëmij,
Smajli, Tazja, Isufi, Nurija, Nafija,
Kasollja si faltore, si xhami ,
Kasollja ku buroi lumturia.
Kasollja ku morëm dituri,
Kasollja që na mblodhi si bletën,
Kasollja që na edukoi me dashuri,
Për punën, për njerëzit, për jetën
Kasollja me murin e thatë,
Kasollja në Malin e Shëngjinit,
Kasollja që na thërret ditë e natë,
Kasollja me murin prej florinit.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.