“””””””””””””””””””
Mbi gjurmët e jetës!
Përtej horizonteve kërkoj agimin,
Dhe mbi gjurmët e jetës kërkoj shpresën,
Nuk dua të dij,se çështë dënimi,
Kur një ditë,t’përballem me vdekjen!
Mes turmash njerëzish kërkoj mëshirën,
E cila është zbehur që me lindjen,
Kërkoj dhe kërkoj të gjej të dëlirën,
Por befas ,takohem me grindjen!
Mes heshtjeve kërkoj zërimin,
I cili është mbytur në heshtje,
Dikund në brendësi,takoj rrënkimin,
Ku mbrenda shpirtit ka ndruar veshjen!
E heshtur është dhe vdekja,
Andaj si trembem as një çast,
Kur shpirti do të tretet me shpresën,
Dhe mbi varrë,do të shkruajn epitaf!