14.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Mars 2026

Ja kush eshte “Mirlinda Latifit”

VERBI POETIK NË FRYMËN E DHIMBJES DHE DASHURISË
(Mbresa për krijimtarinë letrare të Mirlinda Latifit)
                                                 Kur muzës i vjen ora,
                                                 ndodhin mrekulli!
                                                                            M. L.
     Mirlinda Latifi (1980), në botën e letrave vjen si një ekzemplarë që shpaloset me shijen e një trëndafili, që vazhdimisht lëshon aromën e fjalës së latuar nga shpirti poetik. Kushtimisht e them këtë, duke ndier kënaqësinë e leximit të poezisë, përmes së cilës shpërfaqet bota letraro-krijuese, e shtrirë në rrafshin tematik, me fuqinë e figuracionit, mesazhit dhe privilegjeve kah vendsynimet e reja.
     E ballafaquar tashmë me lexuesin nga përmble-dhja e parë poetike “Tingujt e zemrës”, vargu i saj nuk ndalon të shpërndaj akorde të reja që akordohen me mrekullitë shpirtërore që nuk shterrojnë.Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz në këmbë
Refleksione poetike të transmetuara dashurisht
      Poezia refleksive dhe e meditacionit në shtrirjen  tematike arrijnë nivelet e një krijimtarie që synon vlerat. Mbarështrimi i kësaj lënde që nga fillimet, kur Ora e “Muzës…”, si paralajmërim i çasteve frymëzuese provokon unin krijues të autores, e deri në poezinë tematike “Pse dhemb dashuria”, të ndërtuar mes dilemave dhe opsioneve të mundshme për gjetje të reja të zgjidhjes së enigmës jetësore, si strumbullar përkufizues i një rrumbullaksimi për-mbajtësor të ndërtimit të librit “Muzës i vjen ora”, ku pasqyrohet një botë  e tërë  e jetës së personazhit të saj poetik, me elemente të dashurisë shumë-dimensionale, shikuar nga prizmi i fushëveprimeve nga përditshmëria, pastaj dashuria si fenomen i njerëzores dhe ndjeshmërisë shpirtërore, socializimi i njeriut, ballafaqimet e të cilit prekin dukuri të shumta jetësore, vuajtje, sprova e synime të arritjeve të reja.
      Koloriti tematik brenda ekzemplarêve  të sajuara sipas ngjarjeve, situatave dhe fenomeneve që ndërtojnë lëndën poetike, në parim përbëjnë botën vizuele që fikson imagjinata krijuese, për të përquar mesazhin e formësuar brenda vlerave artistike, me elemente të shumtë nga historia, tradita, autoktonia dhe ballafaqimet jetësore në aspektin e ndryshimeve të shoqërisë në periudha të ndryshme kohore.
    “Fshehur brenda ëndrrës plot mall e nostalgji,
     si një frymë që në vegim tregon fytyrën e vërtetë,
    vjen koha e mirë dhe zotat zhduken nga ne,
    që shpirti t’mos vuan për një varg të ri.”
                                (“Ritual për një varg të ri”
     Kështu përqëndrohet vargu i Mirlindës, ku me vrull hedh fjalën e saj atje ku gjen shtigje që provokojnë tema e ngjarje nga bota imagjinative, për të tërhequr vegzën e shpalosjeve të tjera në frymën e besimit, se do t’ia arrijë të zbërthej shumë fenomene që e preokupojnë mendimin e saj poetiko-filozofik, me pretekst të nxjerrjes në dritë të ngjarjeve, që për rëndësinë e tyre e bëjnë më të dëshiruar këtë poezi. Të kësaj fryme i takojmë edhe peozitë: “Mes dashurisë dhe urrejtjes”, “Ku po jetojmë”, “Udhëtim i ndrojtur ishte”, që vijnë si paralajmërim i përqëndrimit të vazhdueshëm në rrafshin meditativ. Mund të jetë një imazh i 5 persona
Portretizimi i dy dashurive të përhershme
     Familja, me prirjen e portretizimit si përzgjedhje e atraksioneve të përjetuara, sjell përmes fjalës artistike mallin, dashurinë dhe dhimbjet që nuk kanë të ndalur në kohëra e situata të ndryshme. “Çdoherë shoh bulëza të buzëqeshjeve / në sytë e gjyshit tim.” (“Sytë e gjyshit tim). Një portretizim paksa më të zgjëruar e gjejmë edhe në poezinë “Motra ime”, ku përkundër çdo situate, autorja me këmbëngultësi shpreh besimin e saj:
                       Le të ndodh çdo dukuri,
                       fundi botës le të jetë,
                       shumë të dua motra ime,
                       do të dua sa t’kem jetë!Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
   Dashuria për njerëzit e saj nuk përbyllet me kaq, meqë gama e veprimeve është e gjërë dhe plot ngjarje. “Gjuha e nënës”, “Prindërit e mi”,  “Rinia ime në pëllëmbë dore”, “Zemrën ta jap dhuratë”, “Mall për mërgimtarin” e ndonjë poezi tjetër, sjellin të plotë kapitullin familjar, me të cilët jeton e përjeton situata të ndryshme, duke kujtuar kështu të mirat, shqetësimet dhe sprovat e jetës.
    “Në kopshtin me ngjyra magjike/ ku fluturat e gjejnë qetësinë,/ në kërkim të jetës së begatë/ dua të prek lumturinë!“ (“Kërkoj lumturi”) autorja këtu shpërfaq qëndrimet dhe këmbëngulësinë e saj, me synimet e vazhdueshme në arritjen e  synimeve jetësore.
      Nuk mund të konsiderohet e plotë veç prezenca e atyre që i do dhe i kujton në situata të ndryshme, me ata që u rritën bashkë, pa mos e trajtuar edhe dashurinë tjetër, poaq të respektuar, sa jetën, lirinë dhe flijimin për amësinë, që si dy dashuri të qëndrueshme ndërtojnë trungun e fortë të dashurisë për njeriun dhe atdheun.
                     “Vërtetë, liria ka një emër,
                     mos ma përdhos këtë emblemë!
                     Sërish ta vras hijen e stërkequr
                     po më nënçmove këtë të vërtetë!”
                               (“Liria ka vetëm një emër)
   Një pasqyrim më i përgjithësuar i kësaj poezie të brumosur nga atdhedashuria, personifikimi i lirida-shësve dhe heroizmi deri në përjetësi, të fiksuar në lidhjet e idealeve dhe flijimit për lirinë e atdheut, vjen përmes poezive: “Kosovë”, “Dasma e munguar”, “Zëri i lirisë’, “Jam këtu, ku dua të jem”, “Rrita e gjakut tim e tmerron”, “Këtu oxhaqet tymojnë përsëri”, “Ecim shtigjeve të dritës”, etj.
Pengu i fjalës
      Gjithmonë ka një arsye për të kërkuar shtigje të reja. Një shtegkalim përtej vargut të Mirlinda Latifit do ta gjejmë nëpër fjalët dhe vargjet që ndërtojnë botën letrare-artistike të saj, të mbizotëruar nga fryma e dashurisë për atdheun, për njeriun e saj me të cilin ndanë vlerat e jetës, pa mos u ndalur për asnjë çast në kërkimin dhe trajtimin e shumë motiveve nga jeta dhe bukuritë natyrore të atdheut, për fenomene e ngjarje nga universi, etj. që ndrynë shpirti i saj krijues në hapësirat e veprimtarisë krijuese, si: “Stinë trëndafilash”, “Kontraste kohë-rash” , “Imazhe që preken”.
      Mirlinda Latifi sikur e ka lënë peng fjalën e saj në çdo gur, në shtigje e situata të ndieshme, ku dashuria, si ndjeshmëri shpirtërore gjen vend meritor  në peozinë e saj. Në përmbyllje të këtij mendimi po citoj vargjet: “Kur bjeshkët sjellin ujin e bekuar/               mëkimet e vargut na mbushin krenari,/  gurgullima  e gurrës jetës i jep kuptim,/ parreshtur dashuria ligjëron për dashuri.” (“Gjuha e dashurisë”, fq. 60).
      Verbi poetik i shprehur përmes fjalës së përkushtuar, rrjedhshmërisë gjuhësore dhe figura-cionit të larmishëm bëjnë që kjo poezi të bashkë-ndiej kënaqësinë e leximit gjatë kohë.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
JENI DRITA E JETËS SIME
(Fëmijëve të mi)
Mos më pyesni për përjetimet
kur në jetë iu solla me dashuri,
askush sikur unë s’ishte e mrekulluar;
atëbotë gjithçka rreth meje ishte e praruar.
Mos më pyesni për netët, që pa gjumë kalova,
as mos më flisni për kohën që u mbajta në gji,
ju ishit thesari i jetës sime.
Për jetë u zotova:
– Urë do bëhem për engjujt e mi!
Mos më pyesni për thinjat që ma mbuluan ballin,
ju o shpirtërat e mi; lule pranvere në çdo stinë,
për mua jeni shpresë; ju ma trasuat ardhmërinë!
Mos më bëni pyetje, për këtë, a për atë, …
ndonëse jeni në lule të rinisë,
nuk më kuptoni dot
edhe sikur të përgjigjem në çdo fjalë,
ligjet e jetës nuk lëshojnë pé për askend,
për mua jeni koleksioni më i veçantë në jetë!
Saherë më përqafoni dhe puthni me dashuri,
u ndiej në shpirt, më zgjoni krenari,
jeni pasuria më e madhe në botë,
ma përtërini jetën përsëri!
M/L
Mund të jetë një imazh i 3 persona
SHËNIME PËR AUTOREN
    Mirlinda Latifi u lind më 26 gusht 1980 në Prishtinë.  Nga   fshati Bujari të Lipjanit. Ka mbaruar shkollën e mesme për ekonomi dhe administratë. Pas një periudhe të gjatë, i është kthyer përsëri shkollimit, ku studion Komunikim masiv (gazetari).
    Me shkrime ka filluar të merret që nga shkolla fillore, kryesisht me poezi, ndërsa më vonë ka shprehur interesimet e saj edhe me tema filozofiko-psikologjike, të cilat i publikon herë pas herë edhe në portale të shumta elektronike. Krijimtaria e saj poetike është publikuar, përveç në revista letrare e rrjete elektronike sociale, edhe në botime të përbashkëta, si në “Ditët e Lidhjes” “Ora e Pavarësisë”, “Gjurmë në kohë”, etj. Për krijimtarinë poetike është nderuar me Mirënjohje e çmime letrare, ndër të cilat edhe me Çmimin e parë, në Festivalin e poezisë “Guri i Plakës – 2022” në Drenas.
     Për lexuesin ka sjellur librin me lirika “Tingujt e zemrës”, i cili për një kohë relativisht të shkurtër gëzoi botimin e dytë.
     “Muzës i vjen ora” është libri i dytë.
      Autorja jeton dhe vepron në Fushë – Kosovë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.