Ganimete (Jakupi) Demiri. E lindur në qytetin e Gjilanit. Ka jetuar në fshatin Sllatinë e Epërme, komuna e Viti-së. Shkollën fillore e ka kryer në fshat, të mesmen në qytetin e Ferizajt, ndërsa studimet në degën “Edukim dhe mësuesi “, në Universitetin AAB, Fushë Kosovë. Me profesion është mësuese, ka punuar në Kosovë 6vite, në qytetet Ferizaj dhe Viti me rrethinë. Nga viti 2015 jeton në Zvicër, është e martuar dhe ka 3 fëmijë. Punon si mësuese me fëmijët shqiptarë, mësim plotësues shqip në “Shkolla Shqipe Monthey-Chablais”, në qytetin Monthey. Merrë pjesë në evente, aktivitete të ndryshme të cilat organizohen nga bashkatdhetarët poashtu edhe nga zviceranët, ku gjithnjë është e interesuar të jetë sa më shumë e integruar në shtetin zviceran, por asnjëherë duke mos lënë anash gjuhën shqipe, kulturën dhe rrënjët e saj të prejardhjes. Pasioni i saj qysh në fëmijëri ishte për të shkruar poezi, prozë dhe shkrime të ndryshme… Ka marrë pjesë gjithmonë në programe të ndryshme shkollore, konkurse, si studente dhe organizime të ndryshme. Shumë herë poezitë e saj, shkrimet janë botuar në revista të ndryshme. Shkrimet për të janë bërë pjesë e pandashme, ku çdoherë është e inspiruar shpirtërisht për të shkruar për gjithçka që ndjen, që na rrethon, imagjinon, me tema mjaft atraktive me mesazhe të bukura përçuese për lexuesit e saj, ku edhe është mjaft aktive në portale të ndryshme, disa nga poezitë e saj janë të botuara në antologji kombëtare e ndërkombëtare! Tanimë ka përfunduar një libër me poezi “Eliksir shpirti” vitin e kaluar, në dorë ka dhe shkrimet për librin e dytë…I pëlqen të shkruajë edhe prozë, artikuj publicistik me tema sociale, edukative, sepse thotë “Në prozë dhe artikuj tjerë mund të shprehemi më gjerësisht në lidhje me temën”. Ka marrë shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për letërsi dhe humanizëm nga faqe, grupe të ndryshme poetike, shoqata, asociacione humanitare, në mediat virtuale të cilave u është mirënjohëse për vlerësimet e tyre dhe kjo padyshim është një mundësi e mirë që përmes mediave virtuale ajo mund të shfaqë artin, kulturën dhe ndjenjat e saj në mënyrën e vetë pa dallime gjinore, kombëtare, racore dhe fetare.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””“””SERENATAT…
Sonte dua të këndoj serenata,
Do t’ia them këngës me plot dashuri,
Këngët tek veranda do t’i këndoj për ty,
Si një I dehur me raki…
Atëherë kur të gjithë bien në gjumë,
Dhe kur hëna ndriçon çdokund,
Do të zgjojnë serenatat e mia me plot melankoli,
Do t’i dëgjosh këngët e mia që t’i kam kushtuar ty…
Ndoshta do të dukem si një i çmendur,
Dhe tërë qyteti do të trazohet,
Por s’dua të vras mendjen për askënd,
Veç para teje do të gjunjëzohem…
Do të këndoj për syçkat tua të bukura,
Që asnjëherë s’më lanë të qetë,
Ma rrëmbeve zemrën time,
Dhe I vëre shigjetë në mes…
Do të këndoj për buzët tua si mjalta,
Që më përvëlove me puthje të zjarrta,
Këtë zjarrmi ndryshe nuk di si ta shuaj,
Tërë kohën pi raki e për ty vuaj…
Aman o moj xhan sa shumë që të dua,
Ti je gjithçka në jetë për mua,
Sonte le të kurorëzohemi pa celebrim,
T’i bashkojmë shpirtrat deri në amshim…
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””“”””FSHATARI BATAKÇI…
Në një fshat të largët, atje te ato fushat e blerta jetonte një familje modeste me pesë anëtarë. I zoti I shtëpisë Tomori nuk punonte asgjë, e zonja e shtëpisë Ana ishte një amvise merrej me punët e shtëpisë dhe aty-këtu ndonjë punë kur gjente për të punuar…Djemtë kishin mbaruar vetëm shkollën tetëvjeçare, ndërsa vajza kishte lënë në gjysmë shkollën tetëvjeçare, sepse nuk i shkonte aq mirë puna me mësimet…Si familje e vogël që ishin jetonin në kushte mesatare, zakonisht merreshin me blegtori, bletari dhe bujqësi. Z. Tomori nuk e donte aq punën, ai edhe kur bënte ndonjë marrëveshje apo biznes me të tjerët çdoherë ishte jo i sinqertë, mashtrues dhe shumëherë sjellte probleme edhe në shtëpi, për të cilat as që bëhej merak, sepse ai ishte mësuar me këto gjëra dhe kishte formuar karakterin e tillë sa që aspak nuk e vriste ndërgjegja se çfarë bënte!…Zonja Ana shumë herë ishte zënë me të për këto telashe që ai ia sillte në familje dhe se ajo nuk ishte në dijeni se çfarë bënte ai derisa problemet, njerëzit trokitsnin në derë…Por ishte e kot ai nuk ndryshonte! E keqja e kësaj ishte se edhe fëmijët filluan t’i trashëgonin, mësonin veset e këqija të tij dhe herë pas here vepronin njësoj!… Kështu një ditë kishte dalur nga shtëpia heret me mëngjes për të marrë disa punëtorë në qytet për t’ia punuar arën. I mori punëtorët, filluan që me mëngjes të punonin arën në atë ditë të nxehtë, vapë e madhe dhe ata të gjorit punonin, djersët u piknin në tokë, kishin nevojë për të punuar e për të mbijetuar disi… Pak para se të bie muzgu pothuajse pak pa u përfunduar ara, z. Tomori i thotë vajzës si me indinjatë: Shko ti e jepju ujë atyre atje dhe bëhu se gjoja u alivanose, shtriju përtoke, sepse aspak s’më pëlqen puna e tyre!…Vajza e dëgjoi, nuk tha asnjë fjalë dhe u nis…Kur shkoi tek ata, duke i dhënë ujë punëtorit të dytë, bërtiti dhe ra në tokë!…Ata mbetën të shtangur se çfarë i ndodhi vajzës dhe duke u ofruar për ta ndihmuar!… Në moment bërtiti z. Tomori që rrinte nër hije të një pemës dhe vështronte nga larg, bërtiti me një zë të lartë që ushtoi tërë vendi dhe iu tha: Çfarë i bëtë vajzës sime!? Ju nuk paskeni ardhur për të punuar!? Paskeni ardhur për të ma njollosur vajzën!?…Tha dhe disa fjalë të rënda… U nis me hapa të shpejtë nga ta…Dhe e nxori revolën që kishte në shokë…Punëtorët e gjorë, e të lodhur nga puna ikën me vrap pa iu dhënë mundësinë të flisnin asgjë, lanë dhe mjetet e punës në arë…Ndërsa ky shkoi e përqafoi vajzën dhe i tha: Ty të kam bijë si duhet, ikën këta fshatarët e lodhur, e nuk ia dhashë asnjë qindarkë!… Kështu pra “Fshatari batakçi”, nuk ua pagoi mundin që kishin bërë fshatarët (punëtorët) e gjorë gjatë tërë ditës!….“”””””””””””
Ganimete Jakupi Demiri ,Zvicër.
VO/VAZHDON BOTIMI I POEZIVE TE AUTORES NE FJAL NUMERIN E ARDHSHEM…Redaksia