Lindur në Roskovec të Fierit Rritur në fshatin Vidhishtë .
Me origjinë nga Panahori i Ballshit Arsimimi E mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi “Elbasan I lartë ” Aleksandër Xhuvani ” në fakultetin e Shkencave të Natyrës CU Në përfundim të universitetit të dytë “Ismail Qemali ” Vlorë Master Shkencor Gjuhë Letërsi Ambasdore e Paqes për qytetin ku jeton Roskovec Aktiviste nëpër aktivitet e Bashkise Roskovec me projekte të ndryshme që organizonin shkollat ku ka punuar në bashkëpunimin me Bashkinë dhe vazhdon të punoj projekte të ndryshme në lidhje për arsimin. Fillimet e punës si mësuese i kam nisur në fshatin Suk 1 në shkollën “5 Dëshmorët ” Kam nisur të shkruaj që në moshën e adoleshencës .Po në vitin 2009 në familjen time ndodhi një tragjedi ku në pragun e derës u vra vëllai dhe familjari ynë Fatmir Xhindi deputeti i PS dhe gjithë dhimbjen e pasqyrova në libër .Pra botimi i parë ishte libri AROMË PËRJETËSIE i cili u botua në vitin 2011 dhe nuk iu ndala rrugës time të krijimtarisë duke iu përshtatur jetës aktuale .Deri tani kam bërë 7 botime dhe vazhdoj të shkruaj.
Nga sot do fillojme botimin e poezive te poetes
Si zogjte mallengjehen !
Mbi nje shkemb te nje mali
Po mendon zogu folene,
Nga e lindi neneza zoge,
Nga atje ku kish Atdhene.
Ciceroj dhe rrahu krahet,
Ju afruan dhe zogj te tjere,
Bashke me motra dhe vellezer,
Fluturuan mbi atmosfere.
Kur pane vendin dhe Atdhene,
Cicerimat nuk pushonin,
Rrihnin krahet te gezuar,
Mallengjim per Atdhen !
Fluturuan e ciceruan ,
Te pikelluar ,si asnjehere ..
Buzeqeshjen nuk e kthyen ,
Vetem lote, per famijlen e Atdhen .
M,Xhindi
“”””””””””””””
Buzëqeshje ti fal !
Të uriturit ,që para teje shikon ,
fali një buzeqeshje, urija i kalon !
Jepi krahun të sëmurit që rënkon ,
fali një buzeqeshje, e shëron !
Të moshuarit, dhuroi një fjalë ,
fali buzeqeshje, i bëhesh vajzë /
djalë !
Invalidit që është mbi karrocë ,
buzëqeshja jote i fal një botë.
Jetimëve ,mbetur pa nënë – baba,
buzëqeshja ,të bën prind për ta .
Të huajit ,humbur rrugë e fe ,
fali buzeqeshje, u bëhesh atdhe!
Buzëqeshja, një pasaportë sot ,
lum kush e ka ,ka hyrë në Evropë!
Buzëqeshja-ambasadore integrimi ,
e para sjellje që kërkon qytetërimi!
M,Xhindi
“””””””””””””
