“”””””””””””””””””
Janë hedhur ulkonjat shtratin me shkatrue!
Po lëshon piskama me t’madhe lumi Drin
ma coptuan trupin,krahët mi kanë prerë
taposur në trup, po ma marin ymrin
me keq veten kurrë, kurrë s’e kam ndjerë!
Janë hedh ulkonjat shtratin me shkatrue
si në shtratin tim, ashtu dhe në degë
dhe motra Valbonë ka nisë me vajtue
bukurinë e saj duan me ja djegë!
Se ujin ja presin atje në burim
shtrati do i thahet, s’do ket fërshëllim
pikë loti do vijnë nga të Namurat bjeshkë
E bukura Valbonë s’do hyjë n’shtratin tim!
Me piskamë Drini, thirrje po lëshonë
ku jeni o djem, Ju kërkonë Valbonë
Unë ,vëllau i saj, fortë po ulëras
kam dhimbje të madhe, gati po pëlcas!
Pa lumin e Radikës, pa Drinin e bardhëi
Pa Setën e freskët, Veleshicë, Valbonë
as emrin im n’mendje s’ka me u ardhëi
se më thahet shpirti pa to s’kam dërmonë!
Po ju o dibranë ku na paski shkue
bashkë ndalëm Turkun,s’munden me kalue
mos më lini vetëm , Dibrën mos e ndani
mos i leni me m’prekë, n’keni zemër dibrani!
Çohuni hej burra dhe na dilni zot
natyren ta prekin jo mos i lini
Dibra e Valbona pa ne janë kot
merë fund gjithçka, Ju k’të mirë e dini!
jahe FIDA Tr. 06.10.2016.-
“””””””””””””””””””””””””””””
Një nënë mbi të gjitha nënat!
Ah ç’më le pa fjalë moj supër nënë
më mbushë me lotë, më Mahnite
një nënë mbi të gjitha nënat
me lotët e tua dhe vargjet që rradhite!
Të dridhej buza, por zëri yt sheqer
Ti e quaje djal djalin e një tjetëre
ah një ndjesi e rrall kam ndjerr
mesazh që do vlej në jetë të jetëve!
Ai djal që takoj një supernënë si Ty
kur ti e prek, e përkëdhel e ledhaton
të quan perendesh, një hyjni
tek ti vetë jetën gëzuar jeton!
Ti nënë jo nënë, që fëmijën braktise
vetëm nënë nuk mundet të jesh
zoti të dënoftë, s’pot ë them: moj pise
ndofta pas shumë kohësh e qetë s’do jesh!
Djali ytë një ditë ndofta do të të kërkoj
jo për të të thirrë nënë, nënë ka një tjetën
atë që e rriti, u përkujdes dhe e edukoj
nënë mbi nënën do e ndjej gjithë jetën!
Jahe FIDA