Mos më prit në muaj vjeshte!
Korrik- Gusht më shkrumon vapa
Trupin krejt mua më përvëlon
Nuk di kohën që vinë mbrapa
Për mua vjeshta është shumë vonë.
Mos më prit në muaj vjeshte
Se jam djeg e jam përvëluar
Dita më ngjanë porsi nata
Nëpër ëndrra duke kaluar.
Në ëndrra shkoi jeta ime
Në mes lotësh duke pritur
Mu bë zemra copë e thërrime
Mu plak zemra e zhuritur.
Mos më prit në muaj vjeshte
As në parqe e nëpër lëndina
Se dhe në kulmin e kësaj vape
Mua të gjithin më ka pushtu ngrihma!
Mos më pritë, s’e arrij vjeshtën
Dhe në rrofsha do jem plakur
Do jetë vonë kur të mposhtësh heshtjen
Dhe do mbetesh zemër plasur.
Mos më prit në muaj vjeshte
Jam shkrirë vape, vapës gushtit
Kush do më shihte fort do qeshte
Se do jem në madhësi të grushtit…
Jahe FIDA Cassano- MILANO, ITALI, më 29.07.2022.-
“”””””””””””””””””
Ku po shkon e nga po del?!!!
Ku po shkon e nga po del
a s’e sheh se erdh pranvera
edhe lulet na kanë çel
na kërkon ne lule shqera!
Ku po shkon e nga po del
se shikon diellin që shndrit
si ja thonë zogjt këngës perl’
të shkojmë ne janë duke prit!
Ku po shkon e nga po del
a mos donë me lojtë me mua
ikim në të bukurin zabel
nën pemë me lule shtrua’!
Ku po shkon e nga po del
kot e ke, s’ik dot pa mua
do tët’ marr, do tët’ rrok në bel
lule e bukur, mollë e ftua!
“””””””””””””””””””””
Ah!
E shkrova dikur, kur e kisha gjallë.
Sot vetëm.përlotem dhe më treti mallë
Ta shihja dhe njëherë e ti puthja ballë
Ëndër e kotë dhe pse malli më kallë!
E parasjës qofsh o nëna ime!
“””””””””””””””””””””””””””””
Meraku qe kisha…!
Meraku qe kisha
Paska qene i kot
Vargjet per ty nene
Nuk shterokan dot.
Sado qe te shkruaj,
sa te jem gjalle
Fjalet dalin nga zemra
Dhe gjith’mone me mall.
Dhe pse jane te embla
Vargjet per ty shkruar
Ma shpjegojne vitet
Jeta perjetuar.
Me linde, me rrite
Dhe me bere bure
Me dhe embelsi
Nuk u lodhe kure
Nga trupi yte
Me dhe gjith’cka.
Kure me hund e buze
Te embela ata.
Sot, O nena ime
Kam nje merak tjeter
Borxhet ndaj teje
S’ti shlyej tere jeten.
Vargjet per Ty shkruaj
Sado qe te jene
Prap jane shume pake
Dhe ne siklet me vene.
Dua te zgjedh fjalet
Vargjet te jene mire
Kurore e jetes tende
Dua qe te rijne.
S’dua fjale poetesh
Kam frike se gabohem
Me fjale te medha
S’dua te te drejtohem
Du ate jene te embla
Shije nene te kene
Dhe shijen e djalit
Te vargu t’a gjejme.
Perqafime nene ne keto dite Bajrami
Nga biri yte
Jahe Fida