22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Jahja Lluka

 

AZILANTËT

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz dhe turmë

Kanë mbetur të ndarë me mure të brishta

Ç’u bëjnë vallë ëndrrave të tyre magjike

Për çdo mëngjes pranë rrugëve diç presin

Prej të hënës ndiejnë kambanat në mesditë

Asnjë dramë më e madhe nuk është se ajo e tyre

Dhe rrinë shtrirë të pagjumë meditojnë

Çdo gjë e njëjtë mbetet dhe këtu siç ish

Ditët i zhveshim lakuriq me mall të thyer

Dhe pikëllimin e lënë skutave të Evropës

Tek hyjnë zyrave për azil dhe luten gjer vonë

S’e dinin dhe as që e mendonin ndonjëherë

Sa dhe këtu na lehkan qentë rrugëve pa mure

Të përndjekur janë as mërzitur as qajnë

Sot portrete familjesh nisin të bëjnë

Se në album i kanë dhe mbajnë në xhepa

Të turpëruar nuk janë të tmerruar shkruajnë

Zemërimin e tyre të madh tek e çojnë

Ngadalë ikën dhe në shesh një muzë

Aty tek ata klithmat u bënë këngë

Me zë të ëmbël i ngushëllon të gjithë

Dhe secili lexon vuajtjen e vet përballë

Tek shohin vrasje diku në Ballkan sa ankth

Dhe dokumentet në qese najloni i kanë të gjitha

Amshojnë sall një trëndafil të butë të Atdheut

Kjo jetë i ka gëlltitur keq dhe llahtarshëm

As magjistarët nuk i lënë të flenë një çikë

Si fëmijë të Krishtit janë të gjakosur në Golgotë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.