5.5 C
Tiranë
E premte, 20 Mars 2026

Jahja Lluka

 

Punë e mbarë sot në Landovicë (Lënishtë) të Prizrenit .
Shoqata për kthimin e shqiptarve të shpërngulurve nga trojet e tyre dhe Shoqata Shqiptare e Muhaxhirëve Mbarëkombëtar, përkatësishtë kryetari z. Jahja Lluka dhe Kryetari I Muhaxhirëve z. Asllan Qyqalla ishin në vizitë zyrtare në familjen e Ibish Morinës nga Landovica I cili më se 35 tapia të viteve 1870- 1876 i ka ruajtur Origjinalin e tyre nga stërgjyshi I tij Zeqir që I kishte marrë me vete kur i kanë ndjekur e dëbuar me dhunë shqiptarët nga trojet e tyre në Sanxhakun e Nishit. Këto tapia kanë peshën e rëndësin e tyre sepse janë ruajtur me dashuri e xhelozi të madhe për më se 150 vjet. Disa nga këto tapia pasi të skanohen në bisedë me drejtorin e Lidhjes së Prizrenit z. Parim Kosova do të ekspozohen mu në Lidhjen e Prizrenit. Edhe pse ditë e diele sot ditë pushimi na priti në zyren e tij z Parim Kosova të cilit ia dorëzuam disa nga Tapiat e ruajtura nga z. Ibish Morina të cilin e falenderojmë për pritjen dhe bashkëpunimin me Shoqatat tona.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.