7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Jahja Lluka

MOS RAFTE ME U HARRUE
N’mos e paqa nafakë n’këtë jetë me t’taku,
atëherë
Ndjenjë e mallit për shikimin tand,
qoftë mos me u harru
mos raftë me u harru,
E kjo dhimtë trishtimi, nëpër ëndrra diftue
Edhe çuet kur t’jem, le t’mbetet mbi mue.
Qysh pazareve t’dynjasë m’kalojnë ditët e mia
E lekë t’dynjasë, mbushin duert e mia
Që fitua asnjëgjë s’kam,
qoftë mos me u harrue
– mos raftë me u harru,
E kjo dhimtë trishtimi, nëpër andrra diftu
Edhe çuet kur t’jem, le t’mbetet mbi mu.
Kur lodhun e pa frymë, skaj rrugës t’jem ulun,
E shtratin krejt poshtë n’tokë,
ta kem shtrue n’pluhun,
Se udh’e gjatë m’pret para meje, koftë mos me u harru
– mos raftë me u harru,
E kjo dhimtë trishtimi, nëpër andrra diftu
Edhe çuet kur t’jem, le t’mbetet mbi mu.
Kur dhomat e mia të jenë zbukuru dhe
Za i fyellit bashkë me t’qeshunat, shurdhu
Për që nuk t’ftova n’shpinë teme, koftë mos me u harru
mos raftë me u harru,
E kjo dhimtë trishtimi, nëpër andrra diftu
Edhe çuet kur t’jem, le t’mbetet mbi mu.
Pëlqej

Komento
Ndaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.