13.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Prill 2026

Jahja Lluka

 

Faza e dytë Bllaca 99
Qendra Përkujtimore e Holokaustit Shqiptar “Bllacë 1999”
Nga gjenocidi serb mbi 1 milion shqiptarë u deportuan nga Kosova, 440 mijë burra, gra, pleq e fëmijë në mot të ftohët të 1 prillit 1999, kaluan mu në këtë vend, mes kufirit të Kosovës dhe RV të Maqedonisë, nëpër Kampin e Bllacës. Këtu u vulos vuajtja dhe këtu personifikohen shpërnguljet e shqiptarëve që kanë ndodhur gjatë gjithë shekullit. Ky është “Muri i vajtimit” i gjithë shqiptarëve për eksodin e përjetuar.
BILL CLINTON
President i Sh.B.A.
“Refugjatët shqiptarë të Kosovës në trena dhe autobusë mbërritën në Maqedoni, të rraskapitur, të uritur, të tronditur, të gjithë nga dhuna dhe abuzimi që përjetuan gjatë rrugës, gati 1.5 milion janë zhvendosur që nga fillimi i krizës”.
TONY BLAIR
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar
“Këta njerëz janë dëbuar nga shtëpitë e tyre në atdheun e tyre. Misioni ynë është të sigurohemi që ata të kthehen në shtëpitë e tyre në atdheun e tyre, të jenë në gjendje të jetojnë në paqe dhe siguri siç duhet të jetë e drejta e çdo qenie njerëzore të civilizuar në botën tonë”.
MADELEINE ALBRIGHT
Sekretare e Shtetit të Shteteve të Bashkuara
“Ne të gjithë kemi parë imazhet e familjeve të vendosura në trena, fëmijë që qajnë për prindërit që nuk mund t’i gjejnë, refugjatë që tregojnë se si të dashurit u ndanë dhe u zhdukën”.
ROBIN COOK
Sekretari i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar
“Askush nuk ka një vlerësim më të mirë ose më të hidhur të vlerës së lirisë sesa ata që u është mohuar, siç është populli i Kosovës”.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.