Libri “Leksikon enciklopedik”, është i një vlere e veçantë për kohën. Libri botohet nga Shtëpia Botuese Flomed ShPK Prishtinë. Është vepër kapitale e cila trajton shkencën , letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi edhe në diasporë.

“Leksikoni enciklopedik”, është vepra e parë e kësaj natyre në hapësirën shqipfolëse.
Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e ASHASHA që i përfshinë 352 personalitete të shquara të shkencës , letërsisë dhe artit që kanë lënë gjurmë në fushën e dijës!
Specifikë e veçantë e librit është se ai mbartë elemente vlerësuese ku biografitë dhe bibliografitë e tyre janë të përshkruara mirë në libër!

“Leksikoni enciklopedik”, posedon një bord, me emrat më të shquar në fushat e tyre, e kësisoj mendoj se ka dhe një lloj objektiviteti shkencor.
Duke qenë se janë studiues që njohin mirë lëmit e veta, vetvetiu ata do të dinë si ta vendosin e t’i japin vendin e duhur çdo zëri të veçantë.

Mendoj që në këtë punim enciklopedik, Autori Flori Bruqi,më Bordin redaktues ka bërë një sistemim të plotë, të ngjeshur të vlerave që ka krijuar shkenca, letërsia dhe arti shqiptar ndër shekuj…Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexon dhe studion këtë libër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni.

Urime autorit Flori Bruqi