13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Jahja Lluka

Nora e Kelmendit

Pashai tha “Ose Nora do bëhet gruaja ime,ose unë do ta djeg gjithë Malësinë e do e bëj shkrumb e hi”.

Fjalët për bukurinë e Norës morën dhenë.Të gjithë burrat e Malësisë e lakmonin atë.
Jo vetëm se ishte e bukur por dhe e mençur dhe e matur.
Kur Nora u rrit u bë femra më e bukur në gjithë fisin dhe Malësinë.
U mësua qysh në fëmijëri me artet luftarake dhe në dyluftim si afroheshin as burrat.
Fisi Kelmendas ishte në luftë njëshekullore me Perandorinë Osmane.Reziztenca e tyre ishte e gjatë dhe nuk lejuan që këmba e turkut të futej në Malësi.
Bukuria e Norës kishte mahnit gjithë burrat e asaj kohe në mesin e tyre edhe një pasha të fuqishëm që banonte në Rozafat të Shkodrës.
Pashai dërgoj msitët në shtëpinë e Norës për ta kërkuar atë për grua.
Mirëpo familja e saj nuk pranoi,sepse Kanuni nuk lejonte që vajzat shqiptare të martoheshin me të huaj.
Ka disa versione të ngjarjes në njërin prej tyre Nora udhëheq një ushtri prej 300 grave për t’i ndaluar Osmanët deri sa ata po shkatërronin gjithçka, Nora i del përpara pashait dhe e vret atë në duel. Versioni tjetër thuhet se Nora pranon të martohet me pashain duke u veshur me xhubletë ajo shkon tek ai, pastaj e plagosë me kamën e të atit dhe ik nga shatori.
Thuhet se pashai e ndoqi me ushtarët e tij Norën deri në shtëpinë e saj derisa ajo i del në duel dhe e vret atë.
Sidoqoftë bëmat dhe lavdia e Norës arrinë deri në ditët tona,ku shumë vajza për shkak të legjendës janë pagëzuar me emrin Nora.
Për nga bukuria ajo lirisht mund të krahasohet me Helenën e Trojës.
Një grua që u bë shembëlltyrë për të gjithë brezat pas saj e që për të u thurën shumë legjenda dhe u kënduan shumë këngë.
Pushtuesi Osman e kishte të pamundur të shkatërronte dhe asimilonte kombin tonë,pasi që heroinat si Nora i dolën përballë sypatrembur dhe krenare se kush ishin dhe nga vinin.
Një heroinë si Nora do mbetet çdoherë motiv për letërsinë dhe historinë shqipe e që bëmat e saj do kujtohen sa të jetë jeta.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.