13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Jahja Lluka

Parashqevi Qiriazi
Ishte femija i dhjetë i prindërve Dhimitër dhe Maria Qiriazi.
Erdhi në këtë botë me 2 qershor 1880.
Parashqevi Qiriazi ishte njëra ndër femrat më të zgjuara dhe më me influencë të kohës së saj.
Veprimtaria e saj politike dhe atdhetare si dhe veprimtaria si misionare e dijes e bëjnë atë unike dhe të pavdekshme.
Duke treguar rezultate të manhitshme Parashqevi fillon studimet në Kolegjin Amerikan në Stamboll mr 1900.Pas diplomimit ajo kthehet në atdhe ku do bëhet njëra ndër mësueset e para me 1904 në shkollën e parë shqipe të vashave në Korçë.Puna dhe angazhimi i saj i palodhshëm bënë që më vonë ajo të jetë drejtuese e shkollës.
Duke u përkushtuar paluhatshëm në rrugën e çështjes kombëtare,me 1908 Qiriazi merr pjesë në Kongresin e Alfabetit në Manastir.Në këtë kongres ajo përpilon “Himnin e Alfabetit Kombëtar”.
Papashqevi Qiriazi ishte e përkushtuar në emancipimin dhe ngritjen e femrave shqiptare, ku me 16 janar 1909, themelon shoqërinë e parë të grave shqiptare me emrin “Ylli i Mëngjesit ” në Korçë. Poashtu ajo ishte autorja e parë e abetarës shqiptare.
Largohet për në SHBA,ku vazhdon studimet postdiplomike në Fakultetin e Edukimit në Ohio,me 1912.Pas një viti mbaron studimet ndërkohë që angazhohet për programin arsimor të Qeverisë së Ismail Qemalit.
Ajo nuk ndaloi veprimtarinë e saj me ç’rast shkruan veprën “Shkolla e vashave-Korçë”.
Gjatë L.I.B. largohet nga Shqipëria me ç’rast merr pjesë në formimin e Organizatës “Lidhja Kombëtare”në Sofje të Bullgarisë ku zgjedhet sekretare e saj.
Poashtu,nga Sofje largohet prapë në Amerikë ku redakton revistën “Ylli i Mëngjesit”.
Pasi që nuk e ndaloi asnjëherë veprimtarinë politike atdhetare me 1919,Qiriazi merrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris si përfaqësuese e delegacionit shqiptaro-amerikan dhe ishte e vetmja delegate femër nga të gjitha vendet.
Pas kthimit në atdhe me 2 korrik 1931 Instituti Qiriazi dhe të dy motrat dekorohen me Urdhërin e Skënderbeut për shkak të angazhimit të tyre në emancipimin dhe ngritjen e femrës shqiptare. Për shkak të pikëpamjeve të tyre antifashiste me 15 tetor 1943,motrat Qiriazi arrestohen nga forcat nazifashiste dhe dërgohen në Kampin e Përqendrimit në Dedinje afër Beogradit në Serbi.
Në vitin 1960 motrat Qiriazi dekorohen me “Urdhërin e Lirisë” ndërsa dy vite më vonë me “Urdhërin për veprimtari patriotike”.
Parashqevi Qiriazi mbylli sytë nga kjo botë me 1970 në Tiranë ndërsa me 1987 dekotohet”Post Mortem “me titullin “Mësuese e Popullit”.
Parashqevi Qiriazi përjetësoi emrin dhe veprën e saj.Figura e saj mbetet unike dhe çdo popull I përparuar do të dëshironte që nga gjiri i tij të nxjerrë një personalitet të tillë.
Vepra e saj bëri që femra shqiptare të del nga errësira mesjetare me shumë peripeci duke ruajtur gjuhën dhe duke u pavarësuar në rolin dhe detyrën e saj.
Vepra e Parashqevi Qiriazit mbetet unikale dhe e patjetërsueshme duke ngritur zërin e gruas shqiptare dhe duke i hapur asaj një dritare të re në rrugën drejt dijes dhe mësimit.
Parashqevi Qiriazi do të përkujtohet përgjithmonë si mesuesja e parë shqiptare që ndriti gjithë kombin me veprimtarinë e saj të pakrahasueshme.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.