Marie Shllaku

Lindi me 22 tetor 1922 në Shkodër.Marie Shllaku,vajzë e re shqiptare,pati fatin të gjendej mes burrash të mëdhenj të kombit shqiptar dhe veçanërisht me të madhin At Gjergj Fishta.Ishte studente në moshën 20 vjeçe që u angazhua me tërë qenien e saj,me të gjitha forcat dhe me tërë potencialin që kishte u përpoq ta vinte në jetë idealin e lartë të bashkimit kombëtar të të gjitha trojeve etnike, pavarësisht se në ç’kushte,apo në ç’rrethana do të arrihej ajo;sepse kryesorja qe dhe mbeti arritja e këtij qëllimi jashtëzakonisht të lartë,e këtij qëllimi të shejtë kombëtar,për çka u derdh kaq shumë gjak,deri edhe vetë gjaku i Marie Shllakut.Në luftën për çlirimin e ardheut nga ripushtimi sllavo-komunist Marie Shllaku u gjend në Drenicën legjendare.Në saje të përkujdesjes së drejtëpërdrejtë të atdhetarit At Gjergj Fishta,i njohur si shkrimtar me orientime patriotike,Maria kishte mësuar mirë historinë shqiptare, fliste pa gabim gjermanisht,italisht,frëngjisht,latinisht si dhe gjuhën e vjetër greke. Me vështirësi Maria e fliste edhe gjuhën serbo-kroate.Marie Shllaku, edhe në momentet më vendimtare, në kohën tragjike të luftës kundër ripushtimit serbosllav,iu bashkangjit krahut më atdhetar të asaj kohe,rreth 100 intelektualëve që u angazhuan në rezistencën shqiptare të fundit të luftës antifashiste.Duke parë ngulmimin e saj si studente,me tipare të shquara atdhetare,Abaz Kupi e angazhoi Marie Shllakun në përpjekje legale për bashkimin kombëtar.Me këtë mision Maria punësohet sekretare e Ilaz Agushit, ministër shqiptar në regjimin Italian në Tiranë.
Sipas materialeve arkivore,në prill të vitit 1941, Maria njihet me Bernard Llupin, i cili atëkohë ishte drejtor i Shoqërisë “Bijave të Zonjës” me seli në Shkodër, që ishte e lidhur me Vatikanin.
Në maj të vitit 1942, Marie Shllaku, me sugjerimin e Idriz Matit, ishte punësuar në ministri në Tiranë, seksioni për rrugë, me detyrën e zëvendësekretarit. Me të pranuar të një detyre të tillë të rëndësishme edhe nga Gjergj Gjoni, Maria kishte pranuar detyrën të kontrollonte të gjitha dokumentet, leje sekrete të qeverisë, pastaj ato t’ia lejonte si dokumente dispozitave grupit të Bazit Canit. Këtë detyrë do ta kryente deri më 20 nëntor 1942.
Pas atentatit ndaj Ilaz Agushit, Maria përjashtohet nga puna deri më 25 shkurt 1943, kur do të rrijë e paangazhuar në Shkodër. Ajo, në këtë kohë, lidhet me aleancën angleze, duke shërbyer si korriere në vijën: Tiranë-Shkodër-Romë dhe anasjelltas,.Këto punë do t’i realizojë përmes Gjergj Gjonit dhe korrierit të Bazit Canit, Hasan Miftarit.
Më 25 shkurt të vitit 1943 Maria punësohet në Prizren. Punësimi i saj këtu ishte sugjerim i Pjetër Tomës, sekretar kryesor në Ministrinë e Financave me seli në Prizren. Me qëllim që të mbulonte si vëzhguese tërë territorin e Kosovës, Marie Shllaku emërohet nëpunëse në Prizren.
Në këtë kohë edhe Xhafer Deva i ofron bashkëpunim dhe postin e sekretares së tij personale. Xhafer Deva atëbotë ishte ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës (1943-1944). Ofertën e pranoi përkohësisht, pas konsultimit me drejtuesit e grupit të Bazit Canit. Nuk dihen rrethanat dhe arsyet pse Maria u tërhoq nga Prizreni në Tiranë dhe sërish u kthye më 9 shtator 1944.
Maria do të deklaronte para gjyqit të OZN-së se ishte antifashiste, por edhe antikomuniste.Më 21 tetor 1944, në fshatin Novoselë, Maria mbajti një fjalim atdhetar. Më 9 nëntor 1944 partizanët hynë në Gjakovë, ndërsa Maria, bashkë me Mehmet Agë Berishën, kaloi në rajonin e Ferizajt, ku qëndroi disa ditë. Në këtë kohë ajo do të udhëtojë nga Ferizaj në Gjilan, pastaj në Prishtinë, ku do të takohet për herë të fundit me Xhafer Devën, me Rexhep Mitrovicën dhe me liderë të tjerë, prej të cilëve do të marrë udhëzime për veprime të mëtutjeshme, që të lidhet me Bernard Llupin në Pejë dhe prej andej të mbante lidhje edhe me Shkodrën dhe me rezistencën që do të drejtohej prej andej.
Këtu, sipas instruksioneve që ia kishte dhënë Komiteti i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, që po vepronte me porositë e Xhafer Devës, merr përsipër organizimin e grupeve të rezistencës në tërë vendin. Këto grupe udhëhiqeshin nga Metë Dina, Adem Shala, Mehmet Gradica dhe Marie Shllaku. Atëkohë rezistenca shqiptare kishte llogaritur në 3000 veta që do të rekrutoheshin në luftë.Prifti atdhetar Bernard Llupi e lidh Marien me Ndue Përlleshin, kryetar komune në Budisalc të Lugut të Drinit. Aty mbahet një takim me popullatën e kësaj komune, me ç’rast flet Marie Shllaku. Një javë më vonë, më 27 dhjetor 1944, në odë të Ukë Bekës, në fshatin Krushevë e Madhe, Maria sërish mban një fjalim pranë flamurit kombëtar dhe e thërret popullin shqiptar në kryengritje kundër ripushtimit sllavo-komunist. Gjatë një konfrontimi të luftëtarëve që e përcillnin Marien me ata të OZN-së serbosllave, në Gllogjan (të Lugut të Baranit), Maria plagoset, ndërsa Qendra e Komitetit Demokratik Shqiptar, në këto rrethana, do ta vendosë atë në shtëpinë e Pjetër Tomës (më 9 dhjetor 1944), në Dobërdol të Llapushës, ku do të mjekohet për tri javë.
Marie Shllaku mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, më 20 janar 1945. Aty mbajti një fjalim të zjarrtë, i cili pati ndikim edhe në pajtimin e dy prijësve të Luftës së Drenicës: Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës. Ishte në mbledhjen e mbajtur në Livadhet e Hajdinit (Pllaçicë), në fillim të korrikut të vitit 1945, në Kuvendin e Dobërdolit më 4 e 5 gusht 1945, në Grykë të Graçevës në fillim të shtatorit dhe me Çetën e Ukë Sadikut, në Luftën e Çelisë së Siçevës, më 12 shtator 1945, ku mori plagë të rënda. Bashkë me Musli Hotin u drejtua nga Resniku. Musliu nga gjakrrjedhja vdiq, kurse Maria u drejtua nga Açareva, ku, me ndihmën e Xhafer Imerit, shkoi në shtëpinë e Hatës (gruaja e Xhemajl Selimit), të cilën e njihte edhe më parë. Kjo grua e mjekoi me barna popullore. Spiunët e hetuan, e lajmëruan OZN-në e Skenderajt dhe e zunë. Pas shumë burgjesh dhe torturash shtazarake të OZN-së e Skenderajt dhe e zunë. Pas shumë burgjesh dhe torturash shtazarake të OZN-së serbosllave, në vitin 1946, së bashku me tre shkodranë të tjerë, Gjyqi Ushtarak (prokuror Ali Shukria) e dënoi me vdekje,.
Në sallën e Gjyqit të Prizrenit Maria brohoriti: “Kosovë, gjaku im t’u bëftë dritë!”
Procesi më i madh gjyqësor, dhe që zgjoi interesimin e masave të gjëra shqiptare, pa dyshim është procesi gjyqësor i At Bernard Llupit, Kolë Parubit, Gjergj Martinit, Marie Shllakut e shumë të tjerëve, që ishin bashkëpunëtorët e ngushtë të prof. Ymer Berishës.
Procesi filloi me 29 qershor 1946, dhe përfundoi me 11 korrik po të njëjtit vit, që do të thotë se zgjati gjithsej 13 ditë pa llogaritur ditët e hetuesisë e të tjera. Prokuror publik i këtij procesi, siç ishte bërë rregull si në çdo proces tjetër ishte Ali Shukriu. Procesi u mbajt në Prizren.
Me 29 qershor, Prizreni ishte në zi. Para trupit gjykues të okupuesit, në bankën e zezë u ulën 27 të akuzuar shqiptarë. Ata akuzoheshin vetëm pse kishin dashur vendin e tyre, lirinë dhe një Shqipëri Etnike. Në një pyetje të një hetuesi drejtuar Marie Shllakut, se qe sa kohë ke filluar të merresh me politikë, ajo iu kishte përgjigjur “Po, që herët jam marrë me politikë, në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për atdheun, përpjekja ime qysh se di për vete për një Shqipëri Etnike, të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura, Kosovën dhe Çamërinë” dhe ja pse u dënua me vdekje Marie Shllaku. Ajo vdiç me 25 Nentor 1946 në Prizren,.