SPASTRIMET ETNIKE DHE GJENOCIDI SERB NDAJ SHQIPTAREVE TË SANXHAKUT TË NISHIT
Jam themelues I parë I Shoqatës së të shpërngulurve në Kosovë, menjëherë pas shpartallimit t ëish sistemit jugosllav dhe me çështje e të shpërngulurve nuk është se nuk është trajtuar e nuk jemi marrë me këtë temë e me këtë çështje par e pasluftës. Ne me bashkëthemeluesite bashkëpunëtorët e mi kemi vepruar në këtë rrafsh dhe kemi përgatitur shumë material që me siguri sot do të na hyjnë në punë, sin eve ashtu edhe të gjitha shoqatave që meren me çështje e të përndjekurve e të dëbuarve nga vendlindja e tyre nga Sanxhaku I Nishit me rrethinë. Për këtë session kam gatitur këtë material të cilin do ta lexoj në vështrim të shkurtër.
Pastrimi etnik dhe Gjenocidi Serb ndaj Shqiptareve te Sanxhakut te Nishit ishte i planifikuar per krijimin e Serbise se Madhe qe nga projekti i Garashaninit. Ky projekt filloi me debimin e dhunshem dhe shkaterrimin e shumë qyteteve të banuara me shqiptare, duke filluar nga Nishi e deri te qytetet e Kosoves.
Pastaj gjatë hulumtimit tim kam hasur në këto të dhëna: “Në bazë të burimeve arkivore historike, në trevat e Sanxhakut të Nishit që nga Antika e deri në mes të shekullit XIX ekzistonte në kontinuitet popullsia shqiptare ( Jovan Trifunovski, “Vranjska Kotlina” I, Skopje – 1969, fq.34. Dr. Sabit Uka “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877 – 1878”, libri I. Prishtinë, 1994, fq. 220 – 21 etj. ). Procesin e kolonizimit të trojeve shqiptare me elementin sllav, shpopullimin e etnitetit shqiptar, serbizimin gjatë periudhave më të fundit Beogradi e ka zbatuar në mënyrë të veçantë gjatë “Krizës Lindore” ( 1875 ).
Në Luginën e Nishit gjatë kësaj periudhe, u vranë e masakruan 35.000 shqiptarë. Në një lagje të Nishit të banuar me shqiptarë ( dokumentete osmane e vërtetojnë prezencën e banorëve shqiptarë në qytetin e Nishit ), u plaqkitën e dogjën 300 shtëpi. “Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin luginës së Moravës Jugore nëpër të ftohtit e madh, nëpër grykën e Gërdelicës, deri te Vranja e Kumanova… ( Stefan L. Popoviq, “Putovanje po novoj Serbiji”, Beograd, 1950, fq. 345 )”. Shkrimtari serb Jovan Haxhivasilev, duke shtjelluar politikën shfarosëse serbe ndaj elementit shqiptar, shkruan: “Dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe, të krijohet mundësia që aksioni i mëtejmë të drejtohet kah Kosova. Duke u bazuar në elaborate të ndryshme shpopulluese – naciste, siç është edhe “Naçertania” ( 1844 ) e Ilia Grashaninit një ish zyrtar serb, segmenti si ky, kolonizimi serb në trojet shqiptare, ka këtë fytyrë: “Midis Dy Luftërave Botërore qeveria e krajlit në emër të Reformes Agrare nacionalizoi 129.212. 94 hektar tokë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, në Kosovë janë vendosur 13. 482 familje me rreth 67. 410 anëtarë në 594 vendbanime. ( AJ B. MAR,96 – 21 – 69, Regjistri i kolonive: datë 8. 4. 1940 ).
Pushtuesit zbatuan gjenocid e etnocid me strategji të tokës së djegur për spastrimin etnik shqiptar të tokave të aneksuara me përkrahje morale, politike, diplomatike e ushtarake të Rusisë e të Evropës. Princi i Serbisë, Milan Obrenoviq urdhëroi ushtarakët dhe paramilitarët çetnikë: “Merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketë ai, i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptarë!“.Në kushte të një dimri me borë që nuk mbahet mend, nxori nga shtëpitë rreth 300.000 shqiptarë të Toplicës, Kosaonicës, Pustarekës etj., që banonin në rreth 700 lokalitete, prej të cilave rreth 640 plotësisht shqiptare e më shumicë shqiptare islame nga fundi i shek. XVI-fillimi i shek XVII. Rreth 350.000 shqiptarë kryesisht myslimanë larguan nga trojet stërgjyshore ushtritë greke e malazeze. Burimet flasinë për rreth 70.000 shqiptarë që janë therë, janë vrarë e janë pjekur në zjarrin e shtëpive në rreth 712 fshatra shqiptare të rrafshuara me zjarrë vetëm më 1877/78. Asnjë hap të Fuqive të Medha për të parandaluar gjenocidin me shumë tipare të kanibalizmit të shfaqur veçanërisht nga serbët mbi shqiptarët e shqiptarësinë e Sanxhakut të Nishit!?!
SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE PREJ SANXHAKUT TË NISHIT MË 1878-1912 (XIX)
Shkrimtari i njohur serb Jovan Haxhi Vasiljeviq, në librin “Albanska liga” (Boegrad 1909) thekson: “Shqiptarët kanë mbetur në Serbi (lexo në Sanxhakun e Nishit) deri në Gusht” të vitit 1878, përderisa qeveria serbe pas nënshkrimit të Kongresit të Berlinit i shpërnguli përtej kufirit të Serbisë në Kosovë”. Ne të njëjtin publikim lexuesi do të gjejë edhe këto argument: “Motivi kryesor për të cilën qeveria serbe i shpërnguli shqiptarët prej territoreve të posaçliruara (lexo: Sanxhaku i Nishit), ku kryesisht tani shihet se synimet ishin: që prej Serbisë të krijohet shtet i pastër nacional: që pas vendimeve të Kongresit e të Berlinit t’i kthehen të gjitha territoret në të cilat jetojnë shqiptarët; që aksioni i Serbisë të orientohet në të ardhmen kah Kosova dhe në përgjithësi atje të sigurohet paqja dhe rendi i vendosur nga autoritet serbe. Me atë rast, shpërngulja e shqiptarëve nga qarqet ushtarake pasi tashmë është sqauar se oficerët serb nuk dëshirojnë të kenë në Serbi Shqiptar”. Në lidhje me këtë dukuri, duhet theksuar edhe: Me shpërnguljen e shqiptarëve disa vende në ato territore të Sanxhakut të Nishit kanë mbetur të shkreta, ashtu siç ka pasur fshatra ku edhe emrat nuk u njiheshin më, po edhe pushteti nuk mund t’i njinte emrat e atyre lokaliteteve, sepse nuk ka patur kush t’ua tregojë. Tani ka qenë e nevojshme që ato territore të shkretuara të kolonizohen dhe popullizohen.
Në një kontakt të tillë, më 4 Gusht 1879, në një bisedë në mes të përfaqësuesve shqiptarë dhe serb, përfaqësuesi shqiptar tha: “Mirë është, zotni, por ajo nuk do të bëhet. Ju serbët nuk keni besë e fe. As mbreti juaj nuk ka besë e fe. Ai na e dërgoi Proklamatën në kohën e luftës që ta presim dhe ta pranojmë ushtrinë e tij dhe na premtoi se përderisa ne do të jemi qytetarë të qetë dhe të ndershëm, do të na lejohet të qëndrojme në vatrat tona. Ne e dëgjuam ushtrinë dhe pushtetit ju nënstruam. Por më pastaj pushtetmbajtësit e tij, në kohën më të vështirë, na shpërngulën me fëmijë për tri ditë sikur të ishim egërsira. Dhe tani t’ju besojmë Po të mos i besonim fjalës së tij, ai kurrë nuk do të hynte me ushtrinë e tij në Arnautllëkun tonë”. Këto argumenta tregojnë se pas Kongresit të Berlinit 620 fshatra shqiptare kishin mbetur të shkreta. Të dhëna të ngjashme japin edhe statistikat turke. Në atë kohë (1868-1878) Sanxhaku i Nishit ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës. Prandaj prej shumicës dërmuese të popullsisë, edhe Sanxhaku i Nishit quhej Shqipëri. Në pyetjet që u bëheshin të shpërgulurve prej Sanxhakut të Nishit në territorin e Kosovës shqiptarët përgjigjeshin: “Jam shqiptar. Jam shpërgulur prej Shqipërie, Sanxhaku i Nishit, territore i Prekupës, katundi Vllasë, katundi Mehanë, katundi Maqastenë, katundi Gjakë, katundi Kertok”, e fshatra të tjera që e konsideronin veten pjesë integrale etnike e Shqipërisë. Më vonë pas vitit 1912 këto të dhëna historiografia serbe i falsifikoi dhe i propagandoi nëpër Evropë kinse atëbotë (1878) shqiptarët e Kosovës kishin bërë shpërgulje prej Shqipërisë, gjë nuk i përgjigjet aspak së vërtetës.
Të nderuar studiues e ju paneliste unë këtu po e përfundoj edhe pse kumtesa ime ka ende për t`u thënë për këtë temë sat ë dhimbshme aq edhe kombëtare dhe pjesë e tokës arbërore.