28.6 C
Tiranë
E mërkurë, 17 Qershor 2026

Jahja Lluka

Operacioni “PATKOI” dhe Bllaca
Në literaturën e ish APJ-së fjala “Patkoi” përdoret te forma e luftës siq është pusia apo pritja. Pusa është një veprim i shkurt luftarak me kohzgjatje të shkurtër, planifikohet dhe organizohet në forma: njëanëshe, dyanëshe, në formë të germës L dhe në formë të Patkoit.
Dëbmi i shqiptarëve në forma dhe metoda të ndryshme të dunës ka filluar ka filluar qysh më 1989 e më parë. Nga vti 1990-1997 ish Jugosllavia ka pasur monopolin e forcës: ushtrinë, policinë, dhe drejtësinë. Gjatë këtyre viteve në Kosovë, mesatarsisht në muaj janë vra 1-3 shqiptarë. Gjithashtu duhet të përmendim largimet nga puna, bastisja e shtëpive, dhuna në shkolla dhe univerzitet, shkatrrimi në gjuhën shqipe në bibliotekën kombëtare. Të gjitha këto për pushtetin serb kriminel kanë qenë normale.
Zhvillimi i Operacionit
Operacion është mënyra – forma më e lartë e veprimeve luftarake ku marrin pjesë shumë njësi operative me kozgjatje më të gjatë.
Në rqstin e Kosovës, operacioni “Patkoi” është përdorur për dëbimin – largimn dhe pastrimn etnik të Kosovës. Sipas kreut politik dhe ushtark serb në Kosovë, duhet të mbesin 400. 000-500.000 shqiptarë dhe me kolonializimin e ri serb në Kosovë të krijohet proporcion i popullatës 50 – 50 % dhe të arsyetohet para botës.
Operacioni i titulluar “Patkoi” dhe të gjitha operacionet tjera luftarake në Kosovë i ka hartuar dhe planifikuar shtatmadhoria e ish armatës jugosllave në krye me gjeneralin Ojdaniq.
Miratimin e tyre e ka krye kryesia shtetrore në krye me kryekrminelin Slobodan Milosheviq. Ky operacion paramenduar nga vojvoda Shesheli, plotësisht bazohet në platformën antishqiptare të projektuara nysh në vitin 1884 e deri te Memorandumi i ASHS hartues i të cilës është Akandemiku serb Dobrica Qosiq ish kryetar i federatës jugosllave gjatë luftës në Bosnje dhe Kroaci. Ende nuk është dalur para drejtësisë për krimet e kryera. Operacionin “patkoi” në bazë të urdhëresës së kreut politik serb dhe shtatmadhorisë jugosllave është dashur ta zbatoj korparmata e Prshtimnës në krye me gjeneralin Lazareviq me kohzgjatje shumë të shkurtë që është dashur të realizohet gjatë muajit janar dhe fillim të shkurtit 1999. Realizmi i plaznfikuar i këtij operacioni dhe zbatim i detryarve nuk është shkur sipas planit të tyre për shkak të veprimit të njësive të UÇK-së në mbar terrtorin e Kosovës.
Operacioni “Patkoi” është realizuar në dy drejtime:
Rrafshi i Dukagjinit ,me dëbimin e popullatës dhe grumbullimin e tryre në qendrat e ndryshme është drejtuar në drejtm të Prizrenit në vendkalimin e kufirit Kosovë _ Shqipëri në fshatin Vërmicë,
Drejtim i dytë me marrveshje të Gligorovit për hapjen e vjës së kufirit në Bllacë, në vendkalimin e kufirit në Elez Han, dëbohet e gjithë popullata e Veriut të Kosovës dhe Rrafshi i Kosovës në drejtimin e lartpërmendur Elez Han – Bllacë.
Shihet qartë dëbimi dhe grumbullimi i populltës në form harku apo gjysëmrrethi dhe tërë kohën në drejrim të caktuar – kanalizuar përcillet nga ushtria dhe polcia gjatë udhëtimin, plaqkitet, dhunohet, masakrohet, vritet, dhe më në fund në vendkalimet e lartpërmendura, ju merren të gjitha dokumentet popullatës dhe dëbohen jashtë kufijve të Kosovës.
Angazhimi i forcës
Në këtë operacion kjanë angazhuar: Korparmata e Prishtinës e përbërë nga:
– 7 Brigada të këmbësorisë të motorizuara
– Rexhimenti kunderblindues
– Rexhimenti raketor kundërajror
– Rexhimenti artilerk dhe
– Tri brigada blinduese
Në mbështetje Korparmatës së Prishtinës kanë aredhur forca të reja nga Serbia dhe mali i Zi siq janë: Korpusi 21 i Nishit i përbërë nga:
– Brigada e Blinduar 211 Nish
– Brigada e Dytë e këmbësorisë Nish
– Njësia e Logjistikës 85 Nish
– Brigada 175 e këmbsorisë e motorizuar Leskovc
– Brigada 150 dhe 78 e këmbësoris e motorzuar, Vranje
– Brigada e IV e motorizuar e Pirotit dhe
– Njësia e inzhinjerisë, Prokuple
Korpusi i 37 i Uzhicës me brigadën e këmbësorisë të Motorizuar të Rashkës dhe Brigadën 19 të Pozhegës.
Korpusi 24 i Kragujevcit, me Brigadën 80 të këmbësorisë
Korpusi 12 i Novi Sadit
Armnata e parë e Beogradit:
– Brigada 252 e Blinduar Kralevë
– Brigada e parë e blinduar
– Njësitë parashutste 72 dhe 63
Korkupti Dytë i Pogoricës:
– Brigada e pestë e këmbësorisë e motorizuar
– Brigada Alpiniste e Kollashinit dhe
– Brigada e IV e policisë ushtarke e Podgoricës
Përveq këtyre forcave të lartpërmenura në Kosovë janë angazhuar dhe forcat e policisë nën udhëheqjen e general majorit Sreten Lukiq. Në këto njësi kanë marrë pjesë:
– Njësitë për operacione specale
– “Shkorpionet” e Arkanit
– “Shqiponjat e Bardha” (Beli Orlovi) të vojvoda Shehselit
– Njësitë vullnetare nga Republika serbe e Bosnjes
– Shumë mercenarë të ardhur nga Rusia dhe shtetet tjera sovjetike
– Të gjithë serbët dhe malazezët vendor
Të gjitha forcat e lartëpërmendura kanë qenë nën kierarkinë ushtarake dhe për të gjitha veprimet e tyre përgjegjëse është Shtatmadhora Jugosllave, Armata e Tretë e Nishit dhe Komanda e Korparmatës së Prishtinës.
Për realizimin e këtj operacioni shtatmadhoria e ish APJ-së në mbështjetje dhe në ndihmë komandës së Korparmatës së Prishtinës i ka dërguar grupin e formuar taktik nga Beogradi. Ky grup taktik është vendosur në katin e V të ndërtesës të komandës ushtarake në Prishtinë (tash ndërtesa ku është vendosur UNMIK-u) e përbërë nga officer të lartë të të gjitha gjinive.
I gjithe ku angazhim i ra ne uj kriminelve per shkak te intervenimit te Nato-s dhe operacioneve ushtarake te djemve ma te mire te Kosoves te radhitur ne UÇK.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.