14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Jahja Lluka

Srebrenica, një plagë e hapur në Europë
Një vijë na ndan nga e kaluara e hidhur e Ballkanit, e cila nuk është zbehur aspak edhe pse nuk duam ta mendojmë. Shpesh nga frika dhe tmerri i kujtimeve, shpesh nga dhimbja dhe kështu duke tentuar ta mohojmë me osepa vetëdije, ngjanë sikur gjeneratën tonë do e përcjellin përgjithmonë kujtimet e trishta dhe promblemet pa zgjidhje..Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, pemë, turmë dhe jashtë
.
U bënë 25 vite nga masakra e Srebrenicës, në Evropë ka qenë e pamundur të mendohet për krime të kësaj kategorie sepse u mendua që me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, nga kontinenti i vjetër do të zhdukën përgjithmonë skenat e mizorisë.
Por jo, politikat naciste të pushtetit serb tejkaluan çdo
parashikim për ta spastruar Ballkanin në favor të tyre.
Me urdhërin e Ratko Mlladiq, forcat serbe ekzekutuan 8,000 burra dhe djem boshnjak, duke i dhënë kështu fundshekullit të XX, masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore në sytë e vëzhguesve ndërkombëtar.
Duke përkujtuar këto krime ndaj boshnjakëve, ndjejmë dhe dhimbjen e kombit tonë i cili jo vetëm në luftën e fundit me ‘99 por një shekull rreshtë, përjetoi vuajtjet më të mëdha mbi kurrizin e tij, krimet nga më të rënda të cilat truri i një njeriu normal është e pamundur ti përceptoj.
Nga e gjithë kjo arritëm të mbijetojmë, që me sakrificë dhe gjak të derdhur të krijojmë shtetin tonë me plotë vështirësi. Sot, është e pamundur të kthejmë kohën pas, por e
kaluara është këtu prezente sepse dhimbjet ende janë të gjalla, e që në çdo të dytën bisedë me një ballkanas do të bie tema e luftës.
Përderisa Serbia vazhdon të mos e pranojë realitetin e krijuar në Ballkan, përderisa ende Serbia nuk kërkon fajle për krimet e shkaktuara, është i pamundur një bashkëpunim real, sepse me tendeca agresioni zor që mund të
hapim etapa të reja në këtë drejtim, pa ndryshuar rrjedha e politikave.
Një Ballkan stabiliteti është garanci për një Evropë të qetë e cila thirret në vlera të civilizimit. Por për ta arritur këtë gjë duhet shumë punë dhe bashkëpunim ne mes të popujve në Ballkan të cilët ndajnë një tragjedi e cila
nuk është e largët.
SREBRENICA
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.