13.5 C
Tiranë
E martë, 10 Dhjetor 2024

Jahja Lluka

  • KTHIMI, TAKIMI, KULLAT…Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Pas një kohe të gjatë të vuajtjeve nëpër burgjet e Serbisë, erdhi dita e lirisë, dita e kthimit në Kosovë. Isha i gëzuar se erdhi dita e bashkimit me familje, shokë e farefis dhe momenti i bashkimit me Atdheun tim, me djalin tim. Gëzimi im ishte i pjesërishëm, pasi që në burgjet e Serbisë lash me qindra shqiptarë, të cilët po vuajnë në kushte të rënda, pa ushqim të mjaftueshëm, veshëmbathje, pa shtrojë e mbulojë dhe më shumë maltretime. Zoti iu ndihmoftë dhe të kenë shëndet e jetë të gjatë!

Rruga e kthimit ishte e gjatë: nga burgu famkeq i Pozharecit, nëpër Serbi. Së pari në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, në qytetin e Nishit, ku pritëm një shok, i cili u lirua sot me vendimin e gjykatës serbe. U hap dera dhe punëtorja e Kryqit të Kuq i thotë një të riut që të ulet dhe të presë. Djaloshi ishte rrahur dhe ende nuk e kishte të qartë se ku gjendet.

-Nga je, nga cili burg të liruan!?

Djaloshi mbeti i shtangur dhe, pas pak, shtoi:

– Po, mos, jeni ju shqiptar!?

-Po.Unë jam Jahjaja. Ky është Ganiu, Ekremi, Avniu, ky është Fatmiri…!

-Unë jam Sali Baruti! Çka po pritni këtu?

-Po e presim njëfarë Baruti. Pastaj po shkojmë në Kosovë. Për disa orë do të jemi në Kosovën e lirë…

-More, Jahë, nëse del kështu si thua ti, atëherë të kam krushkun e pare!

Të gjithë u qeshën, pa ndonjë koment.

Prej Nishi ishte rrugë e gjatë deri në Rozhajë .Aty na priti policia slave, e cila filloi të na provokojë,por, njëri prej tyre iu drejtua kolegëve të vet:

-O të mjerë, mos i ngacmoni se ata pas pak do t’i presin si heronj. Nuk e vëreni tërë atë popull që po i pret atje lartë!

Erdhi edhe momenti i takimit me familjen, me nënën, fëmijët, me gruan, me qindra shokë, miq dhe farefis. Kishte këtu lotë gëzimi, puthje, por dëgjohej edhe daullja dhe kënga e bukur shqipe. Nga Rozhaja zbresim nëpër Kullën e Zhlebit, drejt Pejës. Dola në dritare të automobilit dhe shikoja Pejën, Qytetin e Haxhi Zekës, me kullat e kohës që e zbukurojnë, madhështojnë. Kullat? Kulla e Bardhë e Besa Besës, aty ku burrat shqiptarë lidhqn besën pqr komb e atdhe. Automobili po i afrohej qytetit tim të dashur… Një kohë gjatë e ëndrruar.

-Po kullat s’duken?! Pyeta vajzën time. Linda, bija ime, cili është ky qytet?

-Peja, Babi!

-A je e sigurt, mos po më mashtroni!

-S’ka shaka. Peja është…

Tani Kosova e fitoi lirinë, populli i saj befasoi gjithë botën me kthimin biblik. Kjo nuk është shënuar ndonjëherë në historinë e botës.

Tani kemi për detyrë ta rindërtojmë atdheun, ta bëjmë më të bukur se kurrë ndonjëherë më parë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.