Kur në Europë femrat digjeshin për bestytni dhe në Lindje femrat i varrosnin si vinin në këtë botë, tek paraardhësit tanë sundonte një femër.

Lavdia e saj i tejkaloi shekujt dhe ne sot e kujtojmë si shembëlltyrë e magjishme që hiri dhe pushteti i saj i mbijetoi kohës.
Në vitin 167 para e.s.Gadishulli i quajtur sot Ballkanik përbëhej nga fise ilire të cilat mbretëronin në këtë rajon. Një nga fiset më të fuqishme ilire ishte fisi i Ardianëve i cili nga mesi i shek.të III para e.s.sundoi përgjatë bregut të detit Adriatik nga Mali i Zi deri në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ishte Mbreti Agron që e zgjeroi këtë mbretëri e që kulmin e arriti nën sundimin e Mbretëreshës Teuta.
Gjatë sundimit të Mbretit Agron u rrit flota detare e tij në Mesdhe duke u zgjeruar kështu drejt detit Adriatik.Kështu në luftën ndaj grekëve 232 ose 231 para e.s.ushtria e tij shënoi fitore. Duke festuar fitoren e tij,gojëdhënat thonë se Agroni u deh shumë me pije saqë u godit nga mbidoza e kënaqësisë dhe vdiq.
Ishte Teuta ajo që erdhi në fron pas vdekjes së burrit të saj.Të dhënat për jetën e saj të hershme dhe vitin e lindjes mbesin një mister.
Ajo vazhdoi ta zgjeronte mbretërinë duke i kthyer vëmendjen nga Epiri dhe Durrahu e duke mbaruar me pushtimin e tyre.
Forcat më të frikshme të Teutës ishin piratët e saj të cilët i bastisnin tregtarët romakë derisa të bëmat e tyre shkuan deri në Senatin Romak.
Ishte rruga diplomatike ajo që zgjodhën romakët për tu ballafaquar me Teutën.Dy diplomatëve romak Teuta nuk ua vuri veshin.U tha se pirateria ishte e lejueshme në mbertërinë e saj dhe kështu vrau njërin diplomat dhe tjetrin e mori rob.Pas lajmit të vdekjes së diplomatit të tyre Roma i shpalli luftë Teutës duke dërguar një flotë prej 200 anijeve me rreth 20.000 ushtarë tokësorë përgjatë Detit Adriatik.
Njëri nga guvernatorët e Teutës, Demetri kaloi në anën e romakëve duke jua dorëzuar qytetin e Korkyrës atyre.Në vitin 228 para e.s.Roma kishte futur nën kontroll gjithë bregun ilirik
Pas një viti Teuta dorëzohet në Romë,megjithëse Roma shpalli paqen dhe I lejoi Teutës të sundonte në një rajon shumë më të vogël sesa më herët. Poashtu Teuta ishte e detyruar t’i paguante Romës haraç.
Teuta nuk mundi ta duroj një poshtërim publik duke sunduar një mbretëri shumë të vogël kështu ajo dha dorëheqjen nga froni.
Sipas disa burimeve thuhet se Teuta kurrë nuk e mori veten pas disfatës së saj ndaj romakëve.Kështu, ajo vendosi t’i jap fund jetës duke u hedhur nga një shkëmb në Gjirin e Kotorrit në Risanin e sotëm të Malit të Zi.Shkaku dhe viti i vdekjes së saj kurrë nuk janë zbuluar ashtu siç nuk dihet varri i saj.
Megjithëse lavdia e saj mbetet deri në ditët tona.Nga kjo lavdi shumë vajza shqiptare janë pagëzuar me emrin Teuta.
Mbretëresha jonë mbetet motiv dhe shembull i gruas shqiptare.Rruga e saj është një udhërrëfyes për tu ndjekur. Madhështia e saj ende lulëzon edhe pas mijëra vitesh.
Mbretëresha Teutë është sinonim i forcës, bukurisë,mençurisë dhe karakterit veti këto që i karakterizon gruaja shqiptare në veçanti.