Sot në 14-të vjetorin e shënimit të Pavarsisë së Kosovës , kjo datë historike e kombit , në shtëpin e besa-besës , aty ku burrat e mëdhenjë të kombit nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhen e kuvenduan pët të bërë Shqipninë më vehte, pra në Lidhjen Shqiptare të kryeqytetit shpirtnor të të gjitha trojeve etnike në Prizrenin e lashtësisë, në oden e kompleksit u prit njeriu i vlerav, njeriu i lavdisë, njeriu që në çdo hap të jetës së tij e shihte vdekjen, njeriu që falë Zotit , sot e kemi të gjallë , ish kryeshefin e protokolit të Qeverisë Haradinaj , profesor Jahja Lluka , u prit nga ambasadori i paqës njëherir kordinator për Kosovë ,z.Xhafer Kastrati , nga ambasadori i paqës , kordinator për kultur në Kosovë Aziz Bytyçi si dhe nga drejtori i Shtëpis historike të Lidhjes Shqiptare , prof.dr.Parim Kosova për të marrur titullin e ambasadorit të paqës.
Në këtë ceremoni inagoruese, pjesmarrës ishte edhe ambasadori i paqës njëherit president për mision paqësor, për Shqipëri ,z.Veubi Ibrahimi me shoqëruesit e tij të misionit të paqës nga Tirana dhe Fieri.

Fillimisht rreth kësaj date historike kur edhe profesor Jahja Lluka po e merr titullin ambasador paqe, foli rreth historikut të popullit të shumëvuajtur shqiptar nëpër kohëra, pastaj mori fjalen kordinatori për Kosovë, ambasadori i paqës ,z.Xhafer Kastrati i cili pos që foli për historikun e kompleksit të Lidhjes Shqiptare ai foli edhe rreth misionit për paqë .
Në vazhdim mori fjalen edhe drejtori i kompleksit historik të LSH , prof.dr.Parim Kosova i cili e vlersoi ardhjen e profesor Jahja Llukës këtu në Shtepin e Kombit, në shtëpin e shenjët që nga kjo shtepi ta merr titullin ambasador paqe , gjithashtu profesor Kosova tha se , profesor Lluka kontriboj pa u ndalur as edhe njëher në jeten e tij për çështjen e kombit .
Gjatë këtij inagurimi shumë madheshtor dhe domethënës , tani mori fjalen ambasadori i paqës njëherit president për mision paqësor të Shqipërisë ,z.Vehbi Ibrahimi i cili elaboroi gjërësisht rreth temës për misionin paqësor , ku pas përfundimit , ai me mirnjohje tani të pregaditur ngai Misioni për Paqe e Humanitet.

INLOVE HUMANITY MISSION (IHM) , profesor Jahja Lluken i dha titullin ambasador paqe. Pas inagurimit të këtij akti madhështor e shumë festiv të gjithë së bashku dolen në hapsirat e kompleksit historik duke bërë fotografi dhe ashtu së bashku shkuan pranë shtatoreve të burrave të mëdhenjë të kombit , pran kryeministrit të parë shqiptar të të. gjitha trojeve etnike shqiptare , Ymer Prizreni, Abdyl Frashërit dhe Syleman Vokshit bënë fotografi së bashku , pastaj ambasadori i paqës i po sa emruar nga ambasadori për paqë njëherit presidenti për Shqipëri ,z.Vehbi Ibrahimi , profesor Jahja Lluka, të gjithë pjesmarrësve iu shperndau libra, të tija të botuar.Të pranishmit vazhduan me atmosfera festive , ku më von nga ambasador Jahja Lluka, ambasador Xhafer Kastrati, ambasador Aziz Bytyçi dhe nga drejtori i LSH të Prizrenit , prof.dr.Parim Kosova u përcollën.