13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Jahja Lluka

Kjo tokë ende mban aromë gjaku të freskët
Kjo tokë ende mban aromë gjaku të freskët
Viti 1999 në historinë shqiptare shënon
apokalipsin e një kombi, kjo pranverë në 21
vjetorin e saj, në vend të aromës së luleve,
solli para neve aromën e gjakut të njomë,
ndrësa vendin e shiut e zurën përsëri lotët e
nënave.
Nga ky 21 vjetor i masakrave gjenocidit
dhe eksodit të këtij populli liridashës,
kuptuam që dhimbja qenka ende e gjallë
mes nesh, që klithmat dhe thirrjet e të
masakruarve ende bëjnë jehonë, që na
shpon zemrat dhe na bënë ta mendojmë , që
koha nuk paska kaluar, që gjithçka paskan
ndodhur dje, në sytë e botës, një populli iu
dhunua liria dhe ju ç’njerëzua dinjiteti.
Për një shekull rresht, krimet, gjenocidi
dhe shpërnguljet ndaj popullit shqiptar, nuk
ndaluan madje ishin të projktuara mirë deri
në detajin e fundit, se si të shfarosej një popull.
Ilija Garashanin është ideatori themeltar i nacionalizmit serb. Garashanin u
bë minister i princit të riserb, Aleksander Karagjorgjeviq i cili e zëvendësoi Mihajl
Obrenoviqin. Karagjorgjeviqi i krijoi hapsirë Garashaninit për zhvillimin e
projektit politik për Serbinë e Madhe. Garashanini, në mënyrë të fshehtë, ia dërgoi
projektin e vet Karagjorgjeviqit, i cili e përkrahu pa rezervë.
Garashanini, me “Naçertanie” fillonte me shpartallimin e Perandorisë Osmane
dhe vazhdonte me shkatërrimin e Austro-Hungarisë, të cilën e konsideronte armike
të përhershme dhe shumë të rrezikshme se sa Perandorinë Otomane.
Grashanini shkoi edhe më larg dhe vizatoi edhe hartën terriotirale në të cilën
duhej të shtrihej Serbia e Madhe. Interes parësor i Grashaninit ishin tokat nën
sundimin Osman, e që kishin sadopak popullsi serbe. Për të Shqipëria ishte
shumë e rëndësishme,sepse politika për Serbinë e Madhe kishte nevojë për dalje
në det. Kjo i duhej për të pasur mundësi të papenguar për tregti të pakufizuar me
Austro-Hungarinë.
Në atë kohë, Serbia e kishte pas vetës “nënën Rusi” dhe kjo ndikonte shumë
në politikat e saj. Por Garashanini nuk dëshironte që të gjitha të jenë në duar të
Rusisë, prandaj nxiste bashkëpunimin edhe me shtete të tjera që kishin peshë,siç
ishte Franca.
39
GJENOCIDI SERB
40
Shumë shpejt, “Naçertanie” u bë platform politike e nacionalizmit serb. Me
ardhjen në pushtet të Partisë Radikale Serbe, të drejtuar nga Nikolla Pashiqi, ajo
e pranoi “Naçertanien” e Garashininit si program politik bazë për Monarkinë
Serbe. Që nga ardhja e Nikolla Pashiqit në pushtet, në vitin 1878, e deri në fund
të pushtetit të tij, më 1903, ai i qëndroi besnik akademikut Garashanin dhe
mësimeve nga “Naçertanie”.
Dhjetë programe serbe për shfarosjen e shqiptarëve:
1. 1844 – Ilija Garashanin përpilon “Naçertanie”, projektin e madh përshfarosjen
e shqiptarëve;
2. 1881 – Programi për depërtimit në det;
3. 1920 – Programi i likuidimit të shqiptarëve;
4. 1937 – Elaborati i Çubriloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë dhe
terror;
5. 1939 – Programi i Ivo Andriqit për shpërnguljen e shqipatrëve me dhunë;
6. 1941 – Programi i Moleviqit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;
7. 1942 – Programi i Drazha Mihajloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve me
dhunë;
8. 1944 – Elaborati II i Çubriloviçit përshpërnguljen e shqiptarëve me dhunë dhe
me terror;
9. 1950 – Programi për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;
10. 1986 – Memorandumi i Akademisë Serbe për Kosovën serbe.
Të gjitha këto sikur nuk mjaftuan, dhe askush nuk mund ta studioj një popull si
serbët të cilët e kanë në gjak urrejtjen, të cilët ishin shkaktar të Dy Luftërave
Botërore, dhe as sot nuk ka asnjë kërkim falje publike dhe ndërshteterore, për
masakrën e Prekazit, Reçakut, Izbicës, Rezallës, Dubravës, Krushës së Madhe,
Rugovëssë Hasit, Studimes e shumë e shumë masakra të tjera ku nuk kursyen as
foshnjet, as pleqtë e as grate shtatëzëna.
Ende figurojnë të zhdukur, 1647 persona nga lufta e fundit dhe shtetiserb nuk
jep përgjegjesi për këto viktima. Shtyllat e shtetit tonë janë varret e të rënëve për
lirinë, është kontributi i gjithë atyre gjeneratave të cilat nuk kursyen asgjë për
lirinë dhe pavarësinë e këtij shteti.
Janë lotët e nënave të cilat mbetën të vetme, duke ja falur fëmijet kësaj Kosove
martire, e cila është fryma e Shqiptarisë.
Respekti, nderimi dhe amaneti i gjithë atyre brezave që flijuan vetëveten që
kombi ynë mos të shuhet, do bie në vend, vetëm atëhere kur ky shtet do forcohet
duke ja kthyer dinjitetin çdo shqiptari.
Kemi luftuar me shekuj sepse nuk lejuam të jetojmë në robëri si skllevër, tash
është koha që t’i realizojmë andrrat tona në Kosovën e lirë dhe të pavarur
Jahja Lluka
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.