Ishe njeri me dinjitet,që shpërndaje mirësi e dashuri tek miqtë.Të jam përjetë mirënjohës.Nuk e harroj kurrë ndihmën dhe përkujdesjen tënde kur ishe te “Zëri i Rinisë”, por edhe më vonë.Ne ishim të rinj dhe kishim nevojë për tu afirmuar.Portat e zemrës tende bujare e fisnike i mbaje gjithmonë hapur, jo vetëm për mua si “djali i kumarës”, siç të pëlqente shpesh të më thërrisje ,por,për të gjithë ata që trokisnin në derën e hapur të Zeqir Lushajt, djalit të derës bujare të Sadik Selmanit të Grisë.Dhe tani po ta them edhe pengun e madh, qe nuk erdha dot në kohë të të takoj.Më 26 tetor,para dy javësh u pershendetëm në WhatsApp.Unë me dy miq tanët,I.Kadia e L.Duraj do të vinim këtë fundjave.Tani ne nuk vijmë dot edhe ti nuk mund të na presësh.E vetmja herë që nuk e mban dot fjalën Zeqir Lushaj.Vazhdo i qetë udhëtimin në atë botë,se këtej ku ne jemi akoma, ke lënë plot vepra të mira, të paharruara për ne e brezat.Ngushëllime të thella familjes,te afermve e miqve.Lamtumirë Zeqir Lushaj.