Së shpejti nga shtëpia botuese
Lena Graphic
Prishtinë ,del nga shtypi vëllimi im i shtatë poetik: “Larg brigjeve të mia”

E falenderoj nga zemra mikun tim të rrallë, Hajdar Fejzullahu, për bashkëpunimin dhe i uroj shëndet, e gjithë të mirat.
E falenderoj nga zemra mikun tim, Profesorin e nderuar, Kujtim Xhebexhiu për përkrahjen e jashtëzakonshme si dhe redaktimin e poezive të mia.
Një falenderim të veçantë dhe një përshendetje zemre për të gjithë miqtë e mi lexues, pa të cilët poezia ime nuk do të kishte kuptim.
I juaji Jan A. Kosova
Pena e zemrës
Herë më quajnë poet herë më japin tjetër emër
Disa më quajnë shkrimtar me një penë të artë
Unë vazhdojë të shkruaj, ç’farë mbajë në zemër
E në zemrën time e mbajë një dashuri të zjarrtë
Le të më japin tjetër emër, le të më quajnë poet
E unë e kam thënë se jam vëtëm: “Lis i mërguar”
Që larg brigjeve të tij ka mbetur larg diku në det
E përmes vargjeve të tij shpirtin ua ka dhuruar