21.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Jana Skënderi

Lajmet bombarduese për të vënë në vend moralin e likes si spiun ordiner e b/puntor me ndihmën e medias e analëve është interesant për nga ato që prodhojnë e publikojnë nga çasti në çast.
Ju kur lexoni, dëgjoni informacione duhet të dini si ti klasifikoni ato dhe të lexoni nëntekstin e të kuptoni se çfarë fshehin nëpërmjet atyre që thonë e nuk thonë.
Lajmi i spiunllikut të likes pasoi me kryelajmin se viktima filipi tha se bëhej fjalë për I. M. “shokun e tij” e jo për I. M ish presidentin.
– Nuk ka gënjyer! Kur u njohën ishin veçse agushi dhe lipi i konviktit, u bënë shokë kur ishin studentë, u prishën më pas kur morrën poste e u bënë zotërinj.
– Këshilltari juridik e ka formuluar shumë bukur duke ndarë shokun nga posti, miqësinë nga detyra zyrtare. Por, llogjikisht është i njëjti person që konfirmohet nga elementët plotësues të individit dhe dosjes.
– 8 orë negociata – (në aspektin juridik negociata nuk bën kurrë i pafajshmi, por vetëm fajtorët) kulmi i çmendurisë dhe tmerrit të likes që përshkruhet saktë dhe si një element vërtetues, i cili është i dallueshëm edhe te sytë e fryrë menjëherë pas agimit të ditës tjetër për të dalë në konferencë për shtyp.
– Përse duheshin negociata maratonomake midis dy ish shokëve që më pas kaloi në viktim/agresor dhe më pas ndryshimi i sistemit i bëri koleg korrupsioni e partie nën mëkatin e blerjes së njollës së dosjes dhe me reformën në drejtësi hendeku u thellua akoma më shumë duke nxjerrë në pah se nuk ishin më shokë me ish presidentin, por as armiq?
– Filipi nuk gënjen kur thotë; ai bëri shok agushin e çepanit dhe jo spiunin ilir siç ishte në regjistrat e shkollës e të sigurimit.
Juridikisht filipi është korrekt prandaj i’u deshën 8 orë negociata me të e me jurist për të formuluar një tekst pseudointervistë që të mos përdorej kundra Filipit, por edhe agush likja të paktën të shpëtonte nga linçi publik.
– Autoriteti u thotë të dyja palëve ndiqni rrugën ligjore! Institucioneve nuk u intereson nëse viktima dhe agresori bëjnë marrëveshje paqeje mes tyre.
Ky është problem i tyre personal, nëse do hakmerren individualisht kundra njëri tjetrit, ose nëse do ndjekin rrugën ligjore, apo do japin duart dhe do e mbyllin me valixhe me para, apo me poste e viza për amerikë.
Ky problem nuk i takon institucioneve, të cilat ashtu siç vepron policia në një zënkë, sherr, sulm mes palëve që mund të mos ngrejnë padi kundra nj tj, por sërish ndiqen penalisht nga shteti për shkelje të neneve të tjera të prishjes së qetësisë publike.
Kapito?
– Pavarësisht qetësimit nga miniintervista e Filipit nga matanë oqeanit, përse nuk është i qetë agushi i çepanit??
Mini intervista e thatë, e përpunuar me një gjuhë të drunjtë ligjore e përkthyer direkt nga anglishta nuk i prishi punë agushit që në shqip ajo intervistë nuk thotë asgjë. Përkthimi i tekstit ka humbur atë ngjyrën/nuancën e të folurës së gjallë shqipçe që i jep peshë argumentit faktit.
– Agushi i’u lut Filipit për këtë tekst të thatë për të vendosur moralin e pamoralshëm në publik e për të fituar kohë nga presioni i të gjitha palëve sepse e ka të qartë se institucionalisht kjo nuk pi ujë. Ashtu siç janë të pavlera edhe justifikimet e tij se është ai (kur ishin zgjebsa, pabuksa, kokpalarë, pabreksa), por nuk është ai me ato iniciale se nuk janë më miq e shokë si zyrtar i shtetit, ishpresident etj.
Një tekst i përpunuar mjaft mirë që edhe një jurist i thjesht i kap hilet te ato që përmenden aq të futura në korniza.
– Përse turfullon agushi me sy të enjtur e të fryrë nga ankthi, frika, pasiguria që burojnë nga ligësia e tij si referencë e tij në të dyja sistemet?!
Agushi duhet të ketë mësuar pas tre dekadash pushteti në të gjitha postet se pastërtia e figurës dhe pafajësia nuk fitohen me deklarata për shtyp, por fitohen nga procesi i institucioneve ligjore të shtetit. Atyre institucioneve që u nxori ujin e zi tre dekada agushi i çepanit në favor të dosjes dhe familjes politike meta/metaj. Por, që sa ishte në pushtet i bllokonte proçedurat ligjore edhe ndaj vetes, ndërkoh që me sulmin ndaj kuvendit dhe autoritetit pranoi se për vite u bënte shantazh të kalonin një herë nga zyra, ose të uleshin të bisedonin t’a zgjidhnin mes tyre pa proçedurat shtetërore.
Megjithatë agushi i çepanit duhet ti jetë mirënjohës lëvizjes së kuvendit, ps/pd-së për regjistrimin e ndryshimeve ligjore në ligjin e hapjes së dosjeve. Ata po mundohen të pastrojnë figurën e agushit nga pislliqet e ilirit si spiun ordiner. Duhet ti falenderoj që po i japin mundësinë të vërtetoj se është i pastër. Sulmet nuk kanë kuptim. Fundja ata duan t’a ndihmojnë të n’a tregoj që është i pastër, por iliri është në sulm kundër të gjithëve edhe kundër agushit të vogël.
Spiunllikun e duan të gjithë, por spiunin asnjë.
Kështu e pësuan të gjithë spiunët dhe b/puntorët, jeta u’a futi shumëfish, asnjë sistem nuk i donte këta tipa, të cilët realizmi socialist i mbante në fund të zinxhirit ushqyes. Më kot shpresuan se do virgjëroheshin nga dhjerokracia, por edhe kjo u’a futi me ligjin kundra tyre duke i quajtur kurva të stazhonuara me kartelë shtetërore të padobishme për sistemin e ri.
Pastaj thonë se fajin u’a kanë komunistët, ndërkoh që i’a bëjnë bam e vriten çdo ditë mes veti e mes nj tj.
Shumë fatkeq u treguan ballistofashistët spiunë e b/puntorë të rrangut të fundit të spiunllikut.
Pyetje të tjera e përgjigjet e tyre ju’a lë juve kokave të kombit që e keni ndritur tre dekada se unë shtëpiakja armike e sistemit kaq di, kaq bëj.
Kolazh foto; lart agushi me sytë e fryrë nga pagjumësia e të qarët pas negociatave dhe poshtë lajmi që i thotë të gjitha kundër tij sado që e nxorrën për efektin e kundërt të shfajësimit.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.