Bëhu motivi im, të gjej forcën të shpresoj.
bëhu motivi im, të shkruaj një varg,
ta kthej në këngë , të ëndërroj…
për jetën që ikën ,
për rininë që mbeti larg
për dashurinë, për të bukurat kujtimet tona
për ne, të shpresoj
Bëhu një dorë, të më ngrejë kur rrëzohem
bëhu një qiell,të përhumbem kujtimeve…
një qiell plot me zogj, që të etur për pak liri largohen.
bëhu diell , për të ngrohur të brishtën zemrën time
Bëhu një fjalë, një përkëdhelje, një përqafim
të besoj, se jeta është dhuratë e duhet t’a jetoj…
bëhu si një dritë të më ngroh, kur të fiket
drita e shpirtit tim .
më lejo, të mbështetem në supin tënd
e pa fund të shpresoj..
Bëhu motivi im, së bashku jetën t’a shijojmë
Amijete Çollaku!