30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

 Jetimët !

Nga Stiljan DEDJA

 

I dua jetimët ! Ata janë të pafajshëm për ç’ka ka ndodhur në jetën e tyre.Gjithë jetën jetimin do ta ndjekë pyetja e lodhëshme dhe tundimi se :-  kush ka qenë nëna e tij? pse ajo e ka braktisur dhe se ku ndodhet sot ajo? Gjithmonë kjo pyetje do të jetë zinxhirë në qafë në jetën e tyre.Ata kanë një plagë në zemrën e tyre.Disa prej tyre janë rritur tashmë janë bërë burra dhe ende nuk kanë shijuar, dashurin e nënës, puthjet e saj, përgëdhelitë e saj, ata nuk a kanë njohur akoma dashurinë prindërore.Shumë prj tyre nuk kanë lëshuar kurrë në jetën e tyre klithma gëzimi dhe hareje.Ata nuk kanë ndjerë ndonjëherë në jetën e tyre ngrohtësin, dashurin, përgëdhelin dhe puthjet që të fal nëna !Jetimët nuk e dinë që nëna në mendje, ka vetëm fëmijën e saj !Ata nuk e dinë akoma që për një nënë gjëja më e shtrenjtë në këtë botë është vetëm fëmija që ajo ka braktisur përkohësisht.Në mëndjen e tyre është vetëm ajo ditë. Prandaj këtyre fëmijëve ju them:- Mos i urreni nënat tuaja, për atë ato ç’kanë bërë, pasi mbas këtij veprimi qëndron një arësye e fortë.Qysh nga ajo ditë jeta e tyre ka qenë vetëm trishtim lotë edhe vuajtje. Ato as që mund ta kuptojnë botën pa fëmijën e tyre. Ajo sheh botën vetëm në syt e tu !Buzëqeshja e saj ka vite që mungon. Ajo është e frikësuar dhe syt e saj janë në prag të lotimit.Atyre gjithmonë i merret goja nga dhimbja dhe të dridhurat përshkojnë trupin e tyre.Jeta e tyre tashmë është tashmë një sfidë e vërtetë.Jetimët janë viktimë e një padrejtësie dhe fatit të pamerituar.Ata janë gati të shkojnë deri në fund të botës, për të gjetur nënën e tyre.Duani jetimët, mos i përçmoni ata! Edhe nqs bëjnë ndonjë gabim mos i urreni,pasi ata nuk janë rritur me dashurinë dhe kujdesin prindëror! Mos i rrihni jetimët ! pasi ky është mëkati më i madh që ju mund të bëni në jetën tuaj;zemërimi i zotit do të bjerë mbi ju. Ata nuk janë ndryshe nga ne. Ju që keni të bëni me jetimët jepini atyre ngrohtësi, jepini dashuri dhe kujdes prindëror. Mos përtoni ta bëni këtë gjë. Ata nuk mund dhe nuk duhet ta ndjejnë veten të veçuar , të përçmuar  dhe jashtë gëzimeve tona të përditëshme. Bëjini shok dhe mbajini afër ata.Qani bashkë me ta dhe gëzohuni kur gëzojnë ata. Zoti i bekoftë jetimët !

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.