7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 4 Mars 2026

,Jolanda Laloshi Gjeluci

ATJE KU SHPIRTI ESHTE NJISH ME KANGEN DHE POEZIN.JOLANDA LALOSHI NJI SHKODRANE PER TU PATUR ZILI.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Jam ,Jolanda Laloshi Gjeluci, linde e rrite ne qytetin e Shkodres. Em ate Ndue Laloshi, ish i burgosun politik, i diplomuem si student ekselent ne inxhinieri pyjore me burse shqiptare ne Itali.Dihet se kalvari i jetes teme tashma ishte i projektuem.Mund të jetë një imazh i 1 person .Ne te vertete une jam kangtare dhe jo poete.Me pelqen me shkru, si pat thane ,Julio Iglesias, “kur nuk munda te luj futboll, nisa te kendoj”.Une kam kry nji kurs 9 mujor per kanto,ne vitin ’85, mbasi vdiq Enver Hoxha.Kur mbarova kursin me rezulate shume te mira,nuk munda me hy ne pune prej biografise si e deklasume.Ne demokraci, prape vazhdune artistat e komunizmit se ato ishin afirmu.20 vjet ka qe kendoj ne kishe.Jam antare e shoqnise kulturore “Miqt e sh’Franceskut” U msova me te dy realitetet tuj me ike deshira qe aq shume e kam andrru Pranova jeten qe tjeterkush ma pat ne dore..

Secili prej nesh, ka pasione. Disave, keto i dhane krahe, madje do i kthyen ne profesione.Te disa,ato,mbeten si “gacat”e fikuna nen hii. Kaihere, era e shpirtit, i ndeze shpesh e asgja tjeter nuk a perpose, nji motiv,nji motiv qe te ban me ece ma shpejt, te ban ma t’forte, ma t’durueshem, mat’qeshun, ma t’palodhun. Qee, vlera e ktij “motivi” e dalun prej “gacave”jo te fikuna .

Jolanda- shtator/2020

“”””””””””””””””””””””

Merzi, rri e ziej ne vorbullen tande,
skam vend, aty me ty,
jashte, a fresk qe ma ka ande
me kangen teme, un’ du me shfryy.

Jolanda – Shtator/2020

“”””””””””””””””””””””””””

Loti jem ,
me heshtjen perzihesh,
i voket,
ne faqen teme rrjedh,
pa pra, prej zhgenjimesh.

Jolanda-Shtator / 2020

“””””””””””””””””””””””””

Ulu me thane ,
ku une s’kisha me ndeje ,
ik prej aty , ku une s’kisha me shku ,
deshirat e mija dhe jeten e shtrejte ,
ne dore m’i pat tjera kush.
Mos fol , mos qesh , mos kndo e mos luej ,
mos ha , mos pi , mos gzo e mos duej.
O jete pse me terrin e ferrit
ma mbshtolle rinine ,
mu t’bukres lule ,
me gongje rrethue ,
tentakulat tuja m’ shtrenguen lirine
zemren e shpirtin , ma paten coptue.
Ngushllimi i vetem ,
ishte pranvera ,
ku stinen anekand
e mlonte blerimi ,
me lule te kuqe
e lule te verdha ,
mue vec ajo ,
ma hiqte trishtimin.
Nji dite pranvera ,
me veshi me velin e saj ,
kunore petalesh me vuni
mi krye
me gjethe jeshile , m’i
fshiu syte tane vaj
e buzqeshjen u perpoq me ma kthye.

Shkroi : Jolanda Laloshi Gjeluci

“””””””””””””””””””””””””””””””

Thure ne jete , do andrra pata
ne nji kuti akullit i ndryva
me i ruejt e me i majte m’fshehna
kur t’mu dojshin me i marre t’freskta.
Pjano dojshe , dojshe kukull
torte per datlindje a fustan si flutur
Dojshe malit me ju njite
n’vere ne det me shku perdite
nji shpi t’bukur un me pase
t’vogel , t’paster e te thjeshte
veres t’freskt e dimnit t’xete
Shkollen dojshe me e vazhdu
e mas saj mire me u punsu
Aq shume ishin andrrat e mija
sa nuk kishte vend kutija
Tuj prite me vite , muje e ore
andrrat une me i preke me dore
me ato andrra me vallzue
shpirtin tem mu me ma gzue
Por kur hapa une kutine
akulli m’i kishte ngri
dielli i nxehte m’i kishte shkri.

Shkroi: Jolanda Laloshi Gjeluci

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.