17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

K Hajdari Poezi

SI NJË FUND VJESHTE

Mos më shiko, hënë e dashur, si të çmendur,
Më bën kjo dhimbje, që me ta të ngjaj shumë,
Këto që po dëgjojmë nga kjo botë e nëmur,
Që vazhdojnë ta nxijnë jetën e s’kanë fund.
Dhe këtë mbrëmje dëgjova prapë lajme me krime,
Ndjeva boshllëk në gjoks dhe shpirti m’u ftoh,
Dola jashtë se u ndjeva ngushtë në dhomën time,
Dhe i kërkova një dorë qiellit të më ngroh.
Dhe drita nga yjet lart, që vinte e nxehtë,
Më dukej se qante me lotë pa pushuar,
Dhe veshit tingëllonte: “Në paqe u prehtë”
Çdo shpirt e viktimë në botën e amëshuar.
Mua bota përreth më venitet e tëra,
Dhe zërat e dhimbjes më çojnë në abise,
Nën hijen e rëndë të krimeve të bëra,
Ku vuajnë e mbyten sot raca e fise.

Mos më shiko, hënë e dashur, kaq shtrëmbër,

Ka ditë që dhe unë jam i zbehtë kështu si ty,

Kur dhimbja na shtyp pa mëshirë në zemër,

Të verdhë, si një fund vjeshte, ngjajmë ne të dy.

Kujtim Hajdari

“””””””””””””””””

ZBRITE SI NË ËNDËRR
Zbrite nga qielli siç më vjen në ëndërr,
E butë, e ëmbël, e ndezur flakë,
Si flaka që lind e del nga një zemër,
Që për dashurinë pikon dhe gjak.
Kështjellës iu ngjite lart në majë,
Me krahë dashurie fluturove atje,
Dhe qielli kërkon në krahë të të mbajë,
Me blu-në e qeshur e shamibardhat rè.

E qeshura jote bën të heshtin përreth,

Zogjtë e ëmbël e bilbilat këngëtarë,

Ti, tingujt e bukur të qiellit i mbledh,

Njeriut të zemrës t’ja falësh me mall.

Kujtim Hajdari

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.