KERKONI!
Poezi e Babait tim të ndjerë, KADRI KADRIU
Kërkoni dritë
edhe nëse Dielli nga retë s” shihet
kërkoni gurgullimë
edhe nëse lumi nga të ftohtit ngrihet!
Kërkoni kthjelltësi
edhe kur s” ka kronj,
kërkoni trimëri
edhe në vend ku s” bien heronj!
Në vend ku s’ ka shkëmbinj
kërkoni qëndresë
edhe atje ku mbretëron gënjeshtra
kërkoni besë!
Edhe ku nuk sundon djersë punëtori
kërkoni flamurkuq,
edhe atje ku zogjtë u cfarosën
kërkoni këngë
se mundi s” do t” u shkojë huq!
Kërkoni kaltërsi
edhe nëse qielli ka re e deti valë,
por, nëse VRANI VëLLANë
mos kërkoni dashurinë
se s” ka askush në ndihmë për t” u ardhë!
KADRI KADRIU PODUJEVë 1976