8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Kapriçot e motit apo ‘Plakat e marsit’ po trazojnë kohën?

 

Alida Lula
Kapriçot e motit apo ‘Plakat e marsit’ po trazojnë kohën?Nessuna descrizione della foto disponibile.

I gjithë territori i Shqipërisë e Kosovës është përfshirë nga mot i ftohtë ku nuk kanë munguar as reshjet e borës në shumë zona. Por a janë thjesht kapriço moti apo janë plakat që po ‘tërbojnë’ kohën?
‘Plakat’ përdoren edhe në ditët e sotme. Jo rrallë herë dëgjojmë të thuhet kur bën ftohtë se: ‘Epo janë plakat. ‘
Gojëdhënat thonë se plaka kishte shkuar në mal për të kullotur bagëtitë. Duke parë motin e ngrohtë që bënte atë ditë tha se do t’i kulloste bagëtitë e qetë se erdhi pranvera dhe e shau dimrin.
E në këtë moment Marsi tha: ‘Shkurt o vēlli im, do më japësh tre ditë hua? ‘
Pas kësaj u bë aq ftohtë saqë plaka ngriu bashkë me bagëtitë në mal e u bë shkëmb.
Thuhet se Tomorri është mali ku u ngri plaka e sipas gojëdhënave aty gjendet një gur i madh në formën e një plake. Aty në këtë vend dhe sot del ujë që thuhet se janë lotët e plakës.
‘Plakat e marsit’ kjo metaforë për të ndarë stinën e dimrit me pranverën mes 14 marsit deri në 14 Prill, sipas legjendës shënon 1 Marsin, stinën e çeljes së luleve.
Gojëdhëna jo vetëm që njihet në gjithë vendet ballkanike pavarësisht mungesës së vërtetësisë, përdoret jo pak herë dhe nga metereologët. Sipas kalendarit ‘alla turka’ miti i ‘Plakave’ sjell mot të ftohtë e me reshje bore.
Rrëfimet nga njëri brez në tjetrin janë përcjellë mbi ndryshimet e motit duke ardhur në versione të ndryshme:L'immagine può contenere: cielo, nuvola, montagna, spazio all'aperto e natura

– Erdhi marsi e u ngroh koha. Një plakë merr bagëtinë për ta kullotur në mal. E kënaqur nga koha e ngrohtë, plaka thotë: “Dimër, ma more të keqen, ta hodha dhe këtë vit.”
Dimri e dëgjoi dhe dërgon borë e tufan, dhe e ngrin plakën në mal.
– Plakat e marsit janë shtatë. Shtatë plaka morën leshin e bagëtisë dhe dolën në një lëndinë për ta tjerrë. Duke biseduar me njëra-tjetrën, njëra nga plakat i ngriti këngë muajit Mars duke i thënë se tani dimrit ia hodhi dhe Marsi i merrte të keqen. Këngën e kënduan të gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu të shtata.
Thonë se plakat janë ngurtësuar, dhe çdo vit në muajin mars bie shumë shi shtatë ditë me radhë, dhe në male bie borë.
– Nga veriu thonë se mullizeza një lloj shpendi çeli zogjtë që në mars. E lumtur nga koha e ngrohtë edhe ajo filloi ta shante marsin:
Mullizeza zogjtë i çeli,
na marsh të keqen Mars kaçeli…
Marsi ngriu me gjithë zogj në fole.
Numri i mullizezës më zogjtë e saj është shtatë, që korrespondon me numrin e plakave.
– Kur plakat i thanë marsit, “na marrsh të keqen”, marsi u zemërua aq shumë sa tha “shkurt (apo prill?) o im vëlla, më jep dy ditë hua, t’i thaj plakat me gjithë ç’kanë…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.