22.6 C
Tiranë
E enjte, 11 Qershor 2026

Kastriot Myftaraj

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri u shpall që në 11 shkurt nga ambasadorja amerikane
Në historinë e marrëdhënieve të të ashtuquajturave “republika të bananeve” të Amerikës Latine me SHBA ka shumë raste të ndërhyrjes së ambasadave amerikane në vendin përkatës, në mbështetje të njërës nga palët politike në zgjedhjet. Por nuk gjen asnjë rast të ndërhyrjes kaq të hapur dhe brutale sa ajo e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim dy muaj e gjysëm para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në vendin tone, në 11 shkurt.
Deklarata e 11 shkurtit e Ambasadores Amerikane se Kryeministri Rama e kishte siguruar që një deputet i caktuar nuk do të kishte rol në qeverinë e paszgjedhjeve praktikisht jepte të kuptohej se ambasadorja amerikane, domethënë SHBA që ajo përfaqësonte në Shqipëri, e quan si një gjë të sigurt fitoren e Partisë Socialiste të Edi Ramës në zgjedhjet e 25 prillit.
Nëse ambasadorja amerikane nuk do të kishte dashur që të shkaktonte keqkuptime, ajo do të kishte thënë së paku se e kishte marrë këtë premtim nga Rama, në rast fitoreje të tij në zgjedhjet e 25 prillit. Por ambasadorja amerikane donte që të krijonte pikërisht efektin që krijoi me deklaratën e saj. Dhe nuk ishte një deklaratë gojore, për të cilën mund të thuhet se ka pasur një gabim në artikulim e mendimit, gjë kjo gjithsesi e pagjasë për një diplomat të rangut të saj. Deklarata u bë me shkrim, çka e ul në zero mundësinë e gabimit në artikulim në rastin e një diplomateje të tillë.
Deklarata e ambasadores amerikane nuk erdhi rastësisht disa ditë pasi Kryeministri Rama tha se partia e tij do të rrinte në pushtet deri në 2030. Rama e tha këtë gjë në 2 shkurt të këtij viti. Dhe Rama nuk e tha këtë si një dëshirë por si një gjë të sigurt, madje duke iu folur shqiptarëve në një mënyrë imponuese: “Të jeni të qartë, me mua ose pa mua deri në 2030 PS-në do të keni në pushtet!”
Që shqiptarët të ishin përfundimisht të qartë, nëntë ditë më vonë ambasadorja amerikane iu tha atyre se kishte folur me Ramën për qeverinë e paszgjedhjeve. E thënë qartë, ambasadorja amerikane iu tha shqiptarëve se Edi Rama ka licencën amerikane për sundim afatgjatë të Shqipërisë.
Në shkurt 2025, para zgjedhjeve të katër viteve më vonë, apo dhe në shkurt 2029 para zgjedhjeve të tetë viteve më vonë, pritet të dalë ambasadori amerikan i radhës në Shqipëri dhe të thotë se ka folur me Ramën apo me pasardhësin e Ramës si kryeministër nga PS për qeverinë e paszgjedhjeve të vitit 2025 dhe të vitit 2029. E vetmja enigmë mbetet se çfarë do të ndodhë në 2030 se që të mbajë pushtetin deri në këtë vit, Partia Socialiste duhet të fitojë edhe zgjedhjet e vitit 2029. Në këtë rast, përse do ta lëshojë pushtetin PS një vit pas zgjedhjeve të vitit 2029, siç nënkuptojnë fjalët e Ramës, kur pas 17 vjetësh të PS-së në pushtet në Shqipëri opozita do të ketë vdekur përfundimisht politikisht? Merret vesh, Rama e tha vitin 2030 sepse llogaria e tij përkonte me një përvjetor bezdisës, vitin 2033, që është 100 vjetori i ardhjes në pushtet së kolegut piktor të Ramës, Hitlerit. E nëse PS do të jetë në pushtet deri në 2033, ajo në këtë vit do të jetë si paraardhësja e saj partia e Enverit, PPSH (Partia e Punës së Papaguar) në vitin 1962.
E nëse Rama fiton edhe një mandat të tretë qeverisë kush do ta largojë atë nga posti I kryeministrit, ose më saktë i diktatorit në mandatin e katërt në 2025, qoftë ky edhe dikush nga partia e tij? Historia politike e botës ka treguar se në vende me demokraci të brishtë mandati i tretë e shndërron fituesin e tij në diktator të përjetshëm.
Opozita, e befasuar dhe e tronditur shumë nga deklarata e ambasadores amerikane nuk guxoi që të reagonte fare. Me këtë sjellje opozita, ose më saktë drejtuesit e saj vërtetuan se janë të shantazhuar nga ambasada amerikane dhe janë të detyruar që të marrin pjesë në teatrin politik të zgjedhjeve, megjithëse e dijnë se humbja është e paracaktuar. Opozita nuk ka asnjë mundësi në këto zgjedhje sepse Edi Rama ka lejen amerikane që ta hedhë të gjithë shtetin në luftën për pushtetin e tij. Të punësuarit në të gjithë strukturat shtetërore, në ato të pushtetit vendor, punonjësit e kompanive të oligarkëve që marrin tendera shtetërore dhe leje ndërtimi për kulla shumëkatëshe dhe komplekse turistike, si dhe paratë e krimit të organizuar, janë bashkuar për të marrë mandatin e tretë qeverisës ose më saktë sundues për Edi Ramën dhe PS-në.
E vetmja gjë që do të fitojë opozita është që disa njerëz të saj do të bëhen deputetë. Pyetja është se a do të pranojnë anëtarët dhe mbështetësit e opozitës që të marrin pjesë si votues në këyë cirkus poshtërues politik. Duke votuar do të fitojnë vetëm poshtërimin jo pushtetin./Kastriot Myftaraj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.