4.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Kimete Durmishi

MË PRIT NËNË
Dhe kjo natë më duket shume e gjatë
Më pritë nënë se do nisem
Nesër pa lindur dielli e pa zbardhur drita
Diell dhe dritë do të më bëhesh ti
Më pritë nënë po vi me mallin e mërgimtares
Do të ndihem edhe njehere si një fëmijë
Të mi puthësh të dy sytë e ballit
Të më perçafosh deri sa ta harrojë këtë botë
Kur ti mė del në derë tė shtëpisë
Si një mrekulli e zbritur nga qielli
Dy zemra bashkohën me plotë mall
Dhe zogjët ndalin fluturimin zbresin nga qielli
Më pritë nënë se kjo natë u bë shumë e gjatë
Ç‘do dhembje ke ti për të ma shëruar
Në duart e tua gjej magjinë e humbur
Atëherë e gjithë bota sillet rreth nesh
Dhe aty fillonë jeta
Kimete Durmishi
POEZIA
(Ripostim)
Kam pyetur dyshimin tim
A duhet të shkruaj poezi
Ditët e kaluara të jetës
Nuk mund t’i kthej përsëri
Poezinë e mbyllur
A mund ta hap përsëri
T’i perkulëm me nderim
E të fluturoj në pafundësi
Kjo është një e vërtetë e madhe
Si dielli që lind nga lindja
Dhe shndërrit si hëna e plotë
Kur natën bën dritë
E hidhur dhe e ëmbël
E çuditëshme ndër vite kalova
Deri në këtë shekull jetova
Me kujtimet e mia ty poezi të shkrova
Ditët që po zbehen i mallkova
Dua të jem padron i fatit tim
E lehtë është për t’u kujtuar
Dhe vështirë për t’u harruar
Jeta ime me poezinë
Është si një melodi e bukur
Më e lashtë se kënga
Dhe si një këngë më e vjetër se poezia
Ëndrrën për ty dua të perfundoj
Si relikt a festë bashkimi
Këto janë kufijt e jetës sime
Për mua dhe ty poezi
Por ti poezi e fitove lirinë
E unë sërish të kam pranë.
25 tetor 2020 Kimete Durmishi
Zürich
PËR TY DARDANI
Kur të vdes të mos më mbyllën sytë
Dua ta shofi Dardaninë duke lulëzuar
Nëse unë nuk arrita ta pikturoj bukurinë tënde
Ylberin ta vendos kurorë mbi ty
Dije që dikush tjetër ngjyrën ma mori
Dua të shëndrrohem në një erë e pa gjurmë
Të bëjë roje në ç’do rrugicën tënden
Zhurmën time vetëm pemët ta dëgjojnë
Nga ushëtima e britmat e tyre të pafajshme
Ferri le të zgjohet të marrë arratinë
Do ta kërkoj dhe fajtorin e ferrit
Bashkë me stuhitë dua që ta përplas
Sikur ta di kush mëkatoj dhe e solli në ty
Rrahjet e zemrës më rrahin në fyt
Nëse ti o fajtori i ferrit je nga vendi im
Flet me zë të lartë e nuk shifesh
Veprimet flasin më shumë se fjalët e arta
Gjurmët e tua era nuk i merr por bëhen stuhi
Të përmbledhtë me vete bashkë me ferrin tënd
Duke mbetur ti i braktisuri i kësaj bote
Kimete Durmishi
16.08.2022
Zürich
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.