Jetë a lojë
Aktorë të fortë jemi pa skenar
Jetojmë në një lojë
Me imagjinatë të izoluar
Me rregulla të prera
Përtej asaj që shofim
Më thellë mendja nuk depërton
Ato që i trashëguam në këtë botë
Nuk ia gjetëm fillin e as mbarimin
Vazhdojmë rrugëtimin pa i kuptuar
Nuk arrijmë asgjë të ndryshojmë
Loja ende vazhdonë në këtë jetë
Të pëlqeu ose jo ky mister
Duhët të përshtatësh si në ëndërr
Toka e cila na mban edhe na përtyp
Ushqehët ende me eshtrat e tona
Formul e pa zbuluar në hapësirë
Askush nuk ia gjeti dot fijen
15.07.2021
K.D.
Zürich
“””””””””””
PERËNDIMI I DIELLIT
Bukuri përrallore
e papërshkruar në qiell
ngjyrë e kuqrremtë
bashkë me diellin magjik
Para përëndimit të diellit
del hyjnia mbretërore
duke shpalosur
bukuritë e tij shekullore
Dhe toka bën sehir
nga kjo bukuri e rrallë
deti merr ngjyrën e kuqërremtë
dhe trimërohet
Shpezët rrotullohën
me dashuri
dhe natyra fal buzëqeshje
me kundërmim
Kujt t`i falemi
për këtë bukuri
Kush e sjell
dhe kush e merr
Engjëjt janë të padukshëm
në fluturim
hyjni e pazbuluar
deri tani
Nuk kam aftësi
më tej të ligjëroj
kënaqem nga toka
kur të shikoj
Mrekulli përmbi
kokën time
vetëm mund të shprehim
falenderime.
13.07.2021
K.D
Zürich