17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Kimete Durmishi

KOSOVA IME

Gjithëçka ra mbi ty Kosovë
Rrufe e bubullima me krisma
Jo nga qielli por nga toka
Tym e flakë u ndez por oxhaçet shpëtuan
Gjithë lakmojnë ajrin që të mbështjellë
Por zemra e njerëzve të tu
Është më e shëndrtshme
Sa vetë ari yt

K.D.

27.11.2021

“””””””””””””””””

Pa fjalè
Vetmi e heshtur
që më shoqëron
mbetëm unë dhe ti
e askush tjetër
Dua të të dëboj
nga unë
por ti
nuk ikën prej meje
Grindem
me qetësinë tënde
e heshtja jote
më mundon
Paska edhe shoqërim
pa fjalë
këtu vetëm unë
mund të flas
Fjala ime
nuk thyhet
mendimet e mia
nga ty pranohen
Vlejnë
apo nuk vlejnë
Ti vetmi vetëm hesht.

K.D.

“”””””””””

Jetë a lojë

Aktorë të fortë jemi pa skenar
Jetojmë në një lojë
Me imagjinatë të izoluar
Me rregulla të prera
Përtej asaj që shofim
Më thellë mendja nuk depërton
Ato që i trashëguam në këtë botë
Nuk ia gjetëm fillin e as mbarimin
Vazhdojmë rrugëtimin pa i kuptuar
Nuk arrijmë asgjë të ndryshojmë
Loja ende vazhdonë në këtë jetë
Të pëlqeu ose jo ky mister
Duhët të përshtatësh si në ëndërr
Toka e cila na mban edhe na përtyp
Ushqehët ende me eshtrat e tona
Formul e pa zbuluar në hapësirë
Askush nuk ia gjeti dot fijen

15.07.2021

K.D.

Zürich

“””””””””””Mund të jetë një imazh i libër

PERËNDIMI I DIELLIT
Bukuri përrallore
e papërshkruar në qiell
ngjyrë e kuqrremtë
bashkë me diellin magjik
Para përëndimit të diellit
del hyjnia mbretërore
duke shpalosur
bukuritë e tij shekullore
Dhe toka bën sehir
nga kjo bukuri e rrallë
deti merr ngjyrën e kuqërremtë
dhe trimërohet
Shpezët rrotullohën
me dashuri
dhe natyra fal buzëqeshje
me kundërmim
Kujt t`i falemi
për këtë bukuri
Kush e sjell
dhe kush e merr
Engjëjt janë të padukshëm
në fluturim
hyjni e pazbuluar
deri tani
Nuk kam aftësi
më tej të ligjëroj
kënaqem nga toka
kur të shikoj
Mrekulli përmbi
kokën time
vetëm mund të shprehim
falenderime.

13.07.2021

K.D

Zürich

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.