16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Kimete Durmishi

KUR FJALËT SHTEROJN

Asnjë fjalë e bukur nuk lind nga buzët
Gjuha bie në gjumin e harresës
Mendimet kthehën në lojën e laberintit
Mu aty ku ishin në pikën e fillimit
Trupi zemrën e rënduar mexi e bartë
Frymarrja e ç`mendur si ujku ulërinë
Kur shterojn fjalët njeriu i ngrirë
si një mumje mbetet dhe
nuk ke forcë ta mbrosh as vetëvetën
Para syve të tu të ç‘mendurit
luajn lojën e quruditur
Kur fjala mungon
Dhe ti mbetesh me sy drejt qiellit

16.07.2022

K.D.

Zürich

“””””””””””””

PERËNDIMI I DIELLIT
(Ripostim)
Bukuri përrallore
e papërshkruar në qiell
ngjyrë e kuqrremtë
bashkë me diellin magjik
Para përëndimit të diellit
del hyjnia mbretërore
duke shpalosur
bukuritë e tij shekullore
Dhe toka bën sehir
nga kjo bukuri e rrallë
deti merr ngjyrën e kuqërremtë
dhe trimërohet
Shpezët rrotullohën
me dashuri
dhe natyra fal buzëqeshje
me kundërmim
Kujt t`i falemi
për këtë bukuri
Kush e sjell
dhe kush e merr
Engjëjt janë të padukshëm
në fluturim
hyjni e pazbuluar
deri tani
Nuk kam aftësi
më tej të ligjëroj
kënaqem nga toka
kur të shikoj

Mrekulli përmbi

kokën time

vetëm mund të shprehim

falenderime.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.