KALTËRSIA E DETIT
Kaltërsia jote magjike
më magjeps
pafundësi e paarritur
në syrin tim
Vezullimë rrezet e diellit
shëndrisin mbi ty
Valët e ngazëllyera
hedhin valle në lundrim
Bukuri e papëshkruar
më je ti
kur kënga e dallgëve të tua
si kor i akorduar fillon
Qielli merr me vete
jehonën e dashurisë
rrezet e diellit marrin
ngjyrën e ylbertë
Sikur të mundja mbi ty
të ndërtoja shtëpinë
dallgëve të tua
t`ua qaja hallet
Brengën time
ta merrnin me vete
e ta përplasnin
me forcë në shkëmbe.
15.06.2021
K.D.
“”””””””””””
Deri kur………
Pres dhe vetëm në pritje jam
Nga lindja e mëngjesit deri
Në dritën e hënës
E derisa edhe yjet lodhën
Por deri kur……..
Fati është burgosur dikund
nuk lëviz nga aty ku është futur
E unë po nuk e mora hapin e nisjes
Për të kërkuar ty
Do të jem tërësisht e zbazur
Pa shpirt…..
08.06.21
K.D.
“”””””””””
Si ta vras kohën
Po mundohëm të shtyhem
me kohën
Po përpiqem ta mundi ate
e të dalë para saj
Por në realitet
ajo më mundi mua
Kur lodhem ndalem
ndërsa ajo
kalonë pranë meje
duke më përshëndetur
në ikje
01.06.2021
K. D.
Zürich