9.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Kimete Osmani Beqiri

L'immagine può contenere: Kimete Osmani Beqiri, con sorriso

Dr. Ibrahim Rugova..

Nderi i Kombit
Gandi i Ballkanit
Udhëheqës i denjë
Përtej Oqeanit.

Virtytet tua
Ndryshuan historitë
Falë teje, nuk lejove
Shumëçka me u përsëritë.

Gjatë gjithë jetës
Bëre revolucion
Ishe shumë i dashur
Edhe për fëmijët me biberon!!!

T’kishim President
Për të dytën herë
I devotshëm
Ishe përherë.

Urtia dhe menquria
Ishin imazhi yt
Edhe gurin e bëre
Të t’ketë fryt!!!

Vlerat tua
Shpalohën përherë
Unik n’çdo aspekt
T’kujtojmë përherë.

Ditë të tëra
S’na mjaftuan
Homazhet
Deri vonë vazhduan!!!

T’përcollëm me nderin
Që nuk i bëhet ç’do kujt
Krerët e Botës
T’u përkulën si askujt!!!

“”””””””””””””

Shikoj me përzemërsi..

Shikoj me përzemërsi
Zemra ime dëshiratë numëron
Ditë pas dite
Jeta ndryshon.

Sa do doja
Lumturia t’ishte e përjetshme
Ta kemi jetën
Përherë më të shëndetshme.

Çdo bashkëmoshatare
Bashkëmoshatarë
Suksese pas suksesi
Ta fitojmë çdo garë.

Lutem
Gjersa shikoj me përzemërsi
Erdha, më falni për pritjën
Prindër, të shtrenjëtit e mi.
(IP)

Para dhe pas – 20 vite..

Shikojmë vetën
Me nostalgji
Sa na emocionon
Kjo fotografi.

Me njëra – tjetrën
Si atëherë si sot
Binjaket sidomos
I bekon i madhi Zot.

Identike
Rrallë kush mundet me na dallu
Nga kjo fotografi nostalgjike
Veshjën tonë e kemi kopju.

Vitet si në ëndërr
Mrekullisht kalojmë
Së bashku me përzemërsi
Zotin dhe njerëzit falenderojmë.
(IP)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.