Më kujtohët si sot
Të thash të dua
Ndjenjës të i’u përgjigja
Kur më pyete, si thua?
Ndonëse zëri mezi më dilte
Zemra foli vetë
Fatin e kemi të shkruar
Dorëzimi nuk ishte i lehtë.
Ajo ndjenjë, që më shoqëroi
E tillë është edhe sot
Përherë më me përzemërsi
I falenderohem, të madhit Zot.
Kur egziston dashuria
Është më madhështore përherë
Katër stinë janë të vitit
Por Dielli që ngroh jetën, është si në Verë.
Të thash të dua
Të them edhe sot
Rastësi ishte, kur u takuam
Dashuri, për jetë e mot.
Ndjenjë magjike
Kjo dashuria
Përherë zemrën e shoqëron
Krenaria.
Vetëm ti je në zemrën time
Sa e vërtetë, kjo thënie e jona
Ndonëse sprova të jetës
Dashuria i shoqëron përherë, zemrat tona.
Të thash të dua
Përherë do të të them
Më je jeta ime
Më je shpirti jem.
(IP)
(Ripostim)