13.5 C
Tiranë
E martë, 10 Dhjetor 2024

Kjo eshte Eleni Bircaj

Eleni Bircaj ne saje te dorshkrimeve dhe botimeve te shumta ajo eshte vleresuar me shume medalje dhe mirnjohje.Sukses ne rrugtimin tuaje e nderuara ELENI BIRCAJ.

Gjin Musa (Akademik).Open PhotoMund të jetë një imazh i Eleni Bircaj

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Pjesë nga romani
“Bora e zeshkët”
“UEGEN”
Para muzgut horizoti i kuq po zbehej në portokalli.Në barkushen e tij të madhe,dalëngadalë po përpinte diellin,duke ia lënë vendin gjysmë draprit të hënës ,që zuri vend lart mbi Akropol.Kur pranë saj ndriçoi ylli i parë dhe midis zërave të gjuhëve nga e gjithë bota ,u ndien edhe tinguj muzikorë dhe Thanasulla e la stolin .
Edhe pse mendja e saj ishte komplekse dhe po i dilte tymi ,përshkroi mes turmave të njerëzve,sa u gjend përpara një muzikanti endacak që i binte një saksi ,me shkëlqimin e humbur.
Trupshkurtër,i kruspullosur.Flokët e gjatë postiqe ,të lidhura bisht.Fytyrën e rreshkur e kishte të mbuluar nga shtëllungat e leshit,ngaqë kush e dinte sesa kohë do të kishte pa vënë brisk mbi të.
Rrobat e rëndomta zhele zhele .Supat e këmishës pupulinë me kuadrate të kuqe mes krahëve.
Nga pandallonat e holla treçerekshe dhe nga këpucët e shqyera ,i dukeshin këmbët e ënjtura të mavijosura.
Diku pranë vetes ,kishte lënë trastën prej rrobe të lyrosur.Xhiboksin vishnje të qepur në njerën anë të parme ,si thes sargji.
Xhepat e grisur.
Teksa e shikonte fytyra iu hidhërua,
sferat e smeralda ju lëngështuan.
Mbi qerpikët e gjatë i qëndruan dy busulla lotësh që vezullonin nga rrezet e dritave të forta.
I harroi hallet e saj dhe thoshte: E çuditshme,si qenka e krijuar jeta.Top lëmshi i koklavitur.”Po të isha dikush tjetër “,do ta strehoja në shtëpinë time.
Të mendonin si të donin ,gojë fëlliqurit s’mund ti ndalosh së foluri.Të përdorësh edhe gjithë njësit matëse të botës.
Mirpo kur mendoi që e priste i njejti fat dhe donte ta largonte nga kujtesa ,u fut në botën e tij.
Me sytë gjysmë të mbyllur,po i magjinonte sikur po i binte dhe vetë atij istrumenti.
-Përkundte trupin sa para pas duke goditur lehtë majat e gishtave njëra mbi tjetrën,sipas notave muzikore të atij mjerani ,mes sheshit të madh tek -tuk ndonjë bisht cigareje,ku njerzit dyndeshin gjithsesi.
Dikush i hidhte monedha ,dikush i linte për të ngrënë.Të tjerët asgjë,por kishte dhe nga ata që talleshin me fatkeqsin e tjetrit,që bënte si të ishte naiv.Me sytë e shtrënguar si grushti dhe duke u dridhur,i binte saksit që ti kënaqte.
Papritmas Thanasullës iu bë sikur po dëgjonte të qarat e fëmijës së vogël,Arbërit.
Endrra e zonjës së panjohur Thanasulla ,pranë muzikantit endacak,zgjati vetëm pak çaste.
Dërrasa e kraharorit i dukej se po çahej,nga të rrahurat e forta të zemrës që kërkonte të fluturonte ,andej nga po rrinte mendja e saj.
Humbi toruan dhe zuri veshët me duar që i shtrëngonte si morsë dhe rrotullohej si vorbull reje,prej vendit.
Argëtusit u kthyen me fytyrë nga ajo,por me indiferencë .Endacaku që shpirti po kullonte vrerë ,pasi i vështroi në radhë të gjithë nxori nga xhepi i këmishës ,bidonin e vogël me ujë.
E fshiu me dorën e plasaritur ,thonjtë e paprerë,ia zgjati dhe i tha:
-Merre ,merre zonjë,pije të gjithën.Nga sytë i shkanë lotë të nxehtë ,u lagën qerpikët e rrallë,mes tyre ndonjë nishan si kokër gruri.
Ishte po ajo e keqe e qenit që e detyroi atë nënë të gjorë të rendte e të trokiste në atë portë nga kishte dalë më parë dhe nga ku s’e dëshironte të kthehej më kurrë.
Me dorën e ngrirë nga të ftohtit,i ra ziles…..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.