9.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Kjo eshte LINDITA PRENGA.

 

Lindita Prenga Lindur me 19.07.1973 ne Orosh te Mirdites mbaruar Arsimin Parauniversitar ne Mirdite ,Diplomuar ne Universitein Luigj Gurakuqi Shkoder ,Ne Profilin Mesusese e Bio-Kimise .Vazhduar krijimtiarine time Poetiko-artistike dhe ate te kenges qe ne moshe te vogel .Botuese ne rrevista te ndryshme te poezive te mija ..Botuese e vellimit poetik Mos mi fshi lotet .Bashkautorsi ,5 dege trungun therrasin .vargje ne gegnisht ,Antologji per nenen .Bashkautorsi ,Vellimin Poetik Kushtrimi i lirise e tjere , Email lindita prenga @hotmail.com .Mjaft kam than per veten se u ban shume .sa per pjesen e kanges po e lam ne vete.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Vjen nje moment ne jeten tende qe thua : Tashme boll , u lodha ,.. Ngelesh sinqerisht mes enderres dhe rrealitetit, kohes dhe vazhdimesise se saj ,jetes dhe ndryshueshmerise ,Por perseri vjen nje moment qe thua :Sa gabim kam qene , i kerkon llogari vetes e rinis rrugetimin me nje fuqi besueshmerie ne veten tende .

Jo qe kam qene e obsionit te pare ,as e perkulun ne verdiktin tim , duke percaktuar saktesisht ate cka dua te arrije ne jete .

Ama sot hodha nje hap tjeter natyrisht shume te rendesishem,nje peng qe ja kisha borgj vetes .

“””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, jashtë

Kam mbërdhyer vargun

gjer në t’pa anshmin ligjërim

me ligjëratën e shpirtit

ëndërrimtar.

Triumfator

mbi pëshën që mbartin

mbi vete

atë të kohës shekullore

trok’rendëse

I jam borgjli

gjer në palcën e shpirtit.

E mohova ,

po de e mohova

sepse e plagosa

n’tpadashjen time

kryeneçe

mbi ndjeshmërinë e tij.

nuk ja lidha ylberin

gush’vargut

nuk ja mrizova zanat

mrizeve nën pishat .

Nuk ja fala bjeshkën

as oroqet,as kangët

që rrjedhin si kronji

ndër lugjet e bjeshkës.

Kam mbërthyer vargun

si fmija kur kerkon

gjinin e nanës.

Si toka me filizat

kur lindin ndër male.

E ndjej dashurinë

bashkudhtare

jemi një

në këtë jet’vazhdim

solidare ..

“””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho

Më prit buz’agimeve t’gazëllyera

tek qesh nën petkun diell’shpagues.

Atëhëre kur hëna orbit’thyera

t’rrotullohet me hovin shpëtim’prurës.

Më prit buz’gëzimeve ëndërr’mbërthyer
n’petkun e qëndisun fije’bari.
Atëher kur toka të jetë kthyer
në mitrën e vetvetes përsëpari.

Më prit o ëndërr’heshtura ime

atêhere kur fja’gëzimi t’marrë udhë

Ndoshta më shumë se unë je trime

do shpërthesh njërazi si lulja mbi gurë.

Ti veq më prit .

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.