Sot duke udhëtuar në drejtim të Elbasanit, ku do merrja pjesë në një vaki mortore, rrugës me ra zilja e tel.
E shof, ishte një numër i pa njohur. E hap tel kur dëgjoj një zë femre, e cila më thotë:
Ju flas nga Tv Korça.
Ju ini Koçi Tahiri, ish Deputeti dhe Kryetar i Shoqatës , ” Besëlidhja Gorare “?
Po i përgjigjem unë.
A ka mundësi të flisni pak mbi jetën e Dr. Syrja Jahollarit, i cili para pak orëve ka ndëruar jetë.
Sigurisht u trondita, por i kërkova që bisedën ta linim pak më vonë, pasi të kisha zbritur nga Autobusi e linjës, Tiranë- Elbasan.
Gati gjysëm ore më vonë zbrita nga autobuzi, e pse u lidha prapë me TV Korca, ne nuk mundëm të realizonim atë cfar kerkonin ata të Tv Korca. Megjithatë unë atyre ju fola shkurtimisht për të ndjerin Syrja Jahollarin.
Të nderuar miqtë e mi Gorarë.
Akoma nuk më besohet, sigurisht dhe sdua ta besoj, e pse miku im i ndjerë, tashmë ka shkuar në botën e ëndrrave.
Për mua Dr. Syria Jahollari, është ende i gjallë mes nesh.
Një jetë të tërë Syrja Jahollari, qëndroj në shërbim të qytetarëve Korçarë, ku me shpirtin e tij human, me zemrën e tij të madhe, e me sjelljen e tij shëmbëllore,e cila reflektohej në buzëqeshjen e tij, ai ishte ilaçi i shërimit të pacientëve të tij të cilët shpesh herë kishin humbur dhe shpresat e tyre për të jetuar.
Syrja Jahollari ishte një mik i mirë, jo vetëm i gorarëve nga ai kishte dhe origjinën e tij, por ai ishte dhe një mik i i mirë dhe i qytetarëve Korçarë.
Syrja Jahollarin e mor zoti pas vetes, por Ai, në Gorë la veprën e tij të pa vdekshme .
Për këtë arsye Këshilli Bashkisë Maliq, mori vendimin që ta nderonte Atë, me medaljen, ” Qytetar Nderi i Bashkisë Maliq “.
Por për të përjetësuar emrin e tij, po ky këshill qendrës Shëndetësore në Gorë, i vë emrin e tij.
Prehu i qetë në tokën tende o miku im i nderuar!
Ju do roni në zemrat tona, si shembulli i një njeriu të mirë dhe puntor.
Sigurisht ju do na mungoni fizikisht, por jo shpirtërisht, njerëz si ju nuk vdesin kurrë.
I pa harruar do mbeteni në zëmrat e çdo Gorari o Syria Jahollari.