Përshëndetje Miqt e Mi!
Sot ditën po e nis me një urim!
Ai shkon për Shoqatën Shqiptaro Amerikane aty në Manhatte të New York, SHBA, e cila sot feston 5 vjetorin e saj.
Urime dhe suksese miqt e mi të dashur,
I dashur Imer Laçaj !

Kryetar i Shoqatës Shqiptaro -Amerikane,” Skënderbej”,në Manhattan New York SHBA I nderuar Z. Kryetar!
Të nderuar zonja dhe zotërinj të Kryesisë të shoqatë Shqiptaro Amerikane, Skënderbej! në SHBA.
Të nderuar Antarë të shoqatës në fjalë.
Më lejoni që në emër të Kryesisë Qëndrore, të Shoqatës Atdhetare , Kombëtare, ” Besëlidhja Gorare “, si dhe në emrin tim personal, tju uroj Gëzuar festën tuaj tradicionare të krijimit të shoqatës tuaj, Shqiptaro Amerikane, ” Skënderbej” aty në vëndin e Demokracisë, në SHBA.

Miqt e mi të nderuar!
Unë pata fatin aty në Manhatan, që të njihem jo vetëm me ekipin tuaj drejtus, por dhe gati me një pjesë të mirë të antarësisë të shoqatës tuaj.
E kjo njohje u realizua falë dashamirësisë të stafit tuaj drejtus, të cilët morën nismën për të promovuar, aty në zëmer të Manhatten, filmin Dokumentar , ” Kaedanët e Gorës “,.
Sinqerisht veprimi juaj, ishte një suprizë për mua, që dilte nga shpirti juaj qelibar, ju aty promovuat vlerat tona jo vetëm krahinore por dhe ato me karakter Kombëtar.

Sigurisht atë aktivitet sa atdhetar aq dhe shoqëror, Unë mendoj se ai promovim do jetë po aq dhe me karakter historik, të cilën unë e propogandova këtu në atdheun tone te dashur mëmën Shqipëri, nëpërmjet Gazetës tonë, ” Besëlidhja Gorare “, të cilën ne ja u kemi nisur dhe juve aty në Amerikë.

I nderuar z. Kryetar!
Ne mendojmë se punën e sa po nisur, midis dy shoqatave, do e konkretizojmë dhe më tej, me aktivitetet tona të përbashkëta.
Të nderuar pjesmarë !
Ta gëzoni 5 vjetorin e krijimit të shoqatës tuaj Shqiptaro Amerikane, ” Skënderbej “, pasi ajo për ju është një shtëpizë e dytë aty në Amerikë.
Urime dhe suksese miqt e mi!
Ta gëzoni festën tuaj!

Me respekt Koçi Tahiri.
Kryetari i Shoqatës Kombëtare Atdhetare, ” Besëlidhja Gorare “. Tiranë më 10 Dhjetor 2022.