Eshte koha per te pare brenda nesh. Deri tani, ishte koha per te vrapura. Gjate ketyre 30 vjeteve te fundit, kurre shqiptari nuk ka vrapuar kaq shume. Nese ne kohen e diktatures, kishim kohe te lire, por heshtnim dhe nuk kishim formimin as literaturen e duhur per te bere kerkime brenda nesh; me pas, ne 90 erdhi koha e vrapit materialist. Ky vrap materialist, drejte pasurimit ekonomik, (duke pasur shqiptari tere te drejtat e botes, sepse diktatura na varferoi ne maksimum) ishte nje vrap i cili xhdo vit behej gjithnje e me i ashper si brenda vendit, ashtu dhe jasht territorit shqiptar, ku atdhetari im arriti deri dhe ne skajet me te largeta te rruazullit, per te krijuar nje jete te re dhe me dinjitoze. Keto 30 vjet, sollen dhe nje lloj kenaqesie arriviste, nje shperblim ne te mira materiale, ekonomike, duke na bindur pjeserisht me ne fund se mjaftonte ekonomia e mire, te ardhurat e mira, shtepite e ndertuara dhe te pabanuara ne Shqiperi per tu ndjere disi te arritur ne jete. Asnje nuk eshte kunder te mirave materiale, ato duhen, sepse ne me te mira materiale jetojme dhe e kemi jeten me komode dhe me te bukur, me udhetime dhe llukse ekstra. Por eksperienca njerezore po tregon se nuk jane te mjaftueshme. Ekzigjencat shpirterore, jane aq te thella, njeriu kerkon aq shume thelle vetes, sa nuk eshte kurre i kenaqur dhe i lumtur shpirterisht. Erdhi koha atehere te ndalojme dhe te shohim brenda vetes tone per te gjetur te vertetat e ekzistences. Te vejme pikat mbi i ne jeten tone. Eshte koha te reflektojme se jeta nuk eshte vetem vrap drejte materies por eshte dhe kujdes shpirteror. Ky kujdes shpirteror tashme behet i rendesishem. Do te jete gjithnje e me i rendesishem ne te ardhmen. Jo pa arsye 3 miljard njerez kane ndaluar vrapin e perditshem. Cfar kuptimi paska atehere ndalimi I vrapit te perditshem drejt prodhimit, perveç arsyes te cilen e dime? Mos valle natyra po na thote ku po shkoni? Cfar po beni? Kur mendoni ta ndaloni vrapin tuaj? Nese nuk vendosni ju, atehere e bej une me format e mia te pafunda? Kjo ecje kuturu, nuk ka asnje pergjegjesi mbi te ardhmen te cilen duam ti leme femijeve tane dhe niperve tane? Eshte pa dyshim nje vrap egoist, nje rendje çmendurie drejt prerjeve te pyjeve, ndotjes ambientale, vrasjes sistematike te kafsheve, prodhimit te plastikes, emisjonit te helmeve ne natyre? Nuk eshte vendosur nga ne, e kane vendosur rregullat e konsumizmit, rregullat e kapitalizmit, 150 vjet me pare, por te tere ne jemi te ndergjegjshem. Cdo njeri nga ne eshte i pergjegjshem per kete shkaterrim sistematik. Eshte koha pra, ne heshtjen tone familjare, nen friken e se nesermes, ne paqartesite dhe ne dobesite tona, te qenjes njerezore, te bejme nje ekzaminim te thelle brenda vetes tone. Kush jemi, çfare duam, ku duam te shkojme? Ku po shkojme? Pyetjes se kush jemi, personalisht e kam shume te qarte dhe i kam dhene shpjegim vite me pare, por duhet te reflektojne thelle brenda vetes. Ndryshimi vjen ne rralle te pare brenda nesh. Nje gje eshte shume e qarte sipas meje. Sa me shume te zgjasi kjo gjendje ngerçi mbaretokesor, sa me shume te zgjasi kjo gjendje ngrirje, aq me i madh do te jete ndryshimi socjal. Aq me i forte do te jete trasformimi. Por une shoh anet e mira te krizes. Shoh gjysmen e gotes plot, dhe jo gjysmen bosh te saje. Ne rralle te pare, ne nivel njerezore, kjo situate, i ben mire njerezimit sepse do te ule perqindjen e egoizmit tek ne. Do te na bejne te mendojme se kapitalizmi, konsumizmi, me te vertete eshte nje perbindesh me shume koka, te ciles po i preve nje koke, pjell nje koke tjeter, por eshte dhe i brishte dhe i demtueshem. Prandaj njeriu, eshte dhe nuk eshte zot I kesaj toke.Kjo krize mund te shtoje pakenaqesine sociale, varferine dhe urrejtja mund te rritet mes njerezve, por gjithashtu kjo gjendje, do te beje njeriun te reflektoje, pra, qe nuk eshte veç nje grimce e universit, dhe duhet ta mesoje ta respektoje ate. Nese nuk e respekton, nese e ofendon, ashtu siç ka bere njerezimi keto 70 vjetet e fundit (duke e demtuar sistematikisht ekosistemin)atehere natyra ka format e veta per tu hakmarre. Jemi me qira mbi kete toke dhe na takon te marrim frutin e saj duke menduar dhe per te ardhmen. Te shohim pra brenda vetes. Te reflektojme! Eshte koha te njohim me mire vetveten, te gjejme brenda vetes tone nje humanizem te humbur nga vrapi drejt materjes, siç e duan rregullat e kapitalizmit. Te rizbulojme brenda vetes shpirtin dhe te kujdesemi per te, per hire te nje njerzilleku qe na sherben neve ne rralle te pare. Ja kriza do te kaloje, koha do te kaloje, dhe epoka do te kaloje, por duhet te synojme te rrisim ndergjegjesimin. Eshte koha te biem ne mendime dhe ti vejme gishtin kokes. Njerezimi ka pare shume me keq se sa kjo krize. Ka pare, luftera, tronditje te tmerrshme, perjudha semundjesh, termetesh, urije, por gjithmone, pas xhdo krize, pas xhdo shtrengate, gjithmone rilind dielli. Me i bukur dhe me i shndritshem se me perpara. kjo eshte matematike ne llogjiken e jetes. Mund te jete, eshte, sipas meje nje shanc per ne te rigjejme ate humanitet te cilen, nuk e kemi humbur, por lene menjane, aneksuar, duke shpenzuar energji, force, intelekt per te krijuar vetem te mira materiale. Tani, ne keto dite mbyllje totale, jemi ne ritmin biollogjik te kohes, te dites, te stines. Natyra fillon dhe merr fryme nga helmi i fabrikave, dhe kjo duhet te na shtyje te besojme tek e ardhmja ekologjike. Force dhe kurajo, duhet dhe meditime, per te rigjetur nje humanizem, te cilen perendimi e ka humbur dhjetvjeçare me pare. Shume gjera do te ndryshojne, ne forme graduale, jo pernjeheresh. Do te ndryshoje menyra e te menduarit te njerezve. Do te ndryshoje sistemi i vlerave brenda nesh. Nese me perpara donim nje shtepi te dyte, nje pune extra, tani do te kenaqemi me me pak por do te kthejme syte me me kujdes nga shendeti i familjes. Shendeti shpirteror i familjes. Njerezit do te reflektojne dhe mbi vrapin e çmendur per te krijuar vlera materiale. Do te vije koha e guzimit dhe e trimerise, koha e ndergjegjesimit, koha kur njeriu duhet ta kuptoje rolin e tij ne shoqeri. Kjo krize, po na largon me trup nga njeri tjetri, por po na afron ne solidaritet dhe ne kolektivitet. Nuk duhet pasur frike, pra. Asgje shume e keqe nuk do te ndodhe, por gjerat do te ndryshojne. Ky dush I ftohte qe natyra po I ben njerezimit eshte si nje thirrje e forte, per tu shkundur nga egot tona, nga indiferenca, nga shperfillja e konsumizmit. Tani po kuptojme se parpara natyres, jemi te gjithe njelloj, trajtohemi te tere ne te njejten forme, sepse virusi nuk ka pasaporte dhe nuk fal askend prej nesh. Pas xhdo krize ka nje rilindje, siç e thash me siper. Cdo moment depresjoni dhe erresire, pasohet nga nje moment drite dhe rilindje, ta shohim pra si nje shanc per te ardhmen kete moment kritik, te shtrengojme dhembet dhe te durojme. Eshte koha per familjen, eshte koha ne favor te natyres, eshte koha e madhe e cila ben historine, determinon te ardhmen, kohe e ngadalsuar nga ritmi biologjik I natyres, kohe e madhe per nje te ardhme te re.