Kol.Luan Nikollari

NDAHET NGA JETA PROFESOR Dr.MIHAL KERÇI.Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar dhe Zmadho

Jemi thellesisht te tronditur nga kalimi nga jeta te mjekut te shquar anestezist reanimator, shefit te sherbimit te ketij sherbimi ne Spitalin Ushtarak dhe ate te Spitalit Universitar te Traumes, pedagogut te Universitetit te Mjekesise, njeriut te mire Profesor Dr. Mihal KERÇI.

Profesor Mihal Kerçi (Misha, sic i flisnin te gjithe) kishte dite ne shtratin e kujdesit intensiv, ne ate shtrat ku u sherbeu qindra e qindra te semureve rende dhe nen kujdesin e vecante te kolegeve qe luftonte me semundjn me bizare te shekullt Covid-19, por fatkeqesisht nuk mundi t’i bente balle.
Lindi ne Lushnjë me 17 tetor 1948. Pas përfundimit te studimeve ne Fakultetin e Mjekësisë ne degën mjekësi e Përgjithshme u emërua ne detyra te ndryshme si mjek ushtarak. Është specializuar brenda dhe jashtë vendit ne fushën e anestezisë dhe reanimacionit. Ka drejtuar per reth 30 vite shërbimin e reanimacionit ne spitalin ushtarak një nga me te vështirët dhe te rëndësishmit ne këtë institucion. Ne funksionin e drejtorit te spitalit ushtarak, ne periudhën 1997-1998, Kolonel Mihali beri te gjitha përpjekjet për te hedhur bazat dhe konceptet e drejtimit me staf, futjen e protokolleve standarde te mjekimit ne përgjithësi dhe terapisë intensive ne veçanti, përzgjedhjen e personelit te larte dhe te mesëm mjekësor mbi kritere shkencore te mirëfillta dhe vendosjen e tyre ne detyra, sipas aftësive profesionale. Krahas këtyre tregoi kujdes ne zhvillimin e infrastrukturës se brendshme e ambienteve te jashtme për t’i dhënë një pamje dinjitoze spitalit ushtarak. Ne fushën profesionale ka pasur gjithnjë kërkesë te larte ndaj vetes dhe kolegeve. Ka mbrojtur gradat shkencore deri tek me e larta profesor. Ishte anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare te Anestezisteve dhe referonte rregullisht ne sesionet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Shume vite pedagog i Fakultetit te Mjekësisë me studente, mjeke anesteziste specializante pas universitare.
Dr.Mihali nuk kishte qef te shkruanin per te, por une si nje nder miqte e tij nuk mund te rrija pa shkruar dy reshta per Mishen tone te dashur qe do te na mungoje shume me urtesine, mencurine, gjallerine dhe energjite e tij te pashtershme qe e donte shume jeten por qe virusi i pabese ja nderpreu ne mes.
Lamtumire mik i shtrenjte, do te jesh i paharruar gjithe jeten pasi le pas nje emer te mire dhe vlera profesionale te larta.
Te qofte dheu i lehte e lendina e blerte.

Pritjet nga familja behen tek Funeral Alba ne Rr.Dibres, varrimi neser ne ora 11:00 ne Share

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.