Lamtumire Nik Prenga
Sot morem nje lajm tragjik. Humbi jeten ne menyre aksidentale ingjinier Nik Prenga. Ing.Nik Prenga ishte ne themeluesit e KSSH-se. Aktivist ,trajnues e drejtues i strukturave tona drejtuese per tre dekada.
Nje ingjinier i talentuar i industrise sone minerale..Themelues dhe kontribues ne dekada ne fushen e pasurimit te mineraleve te bakrit qe nga Kurbneshi, Spaci e deri ne Alb-baker ku aktualisht punonte.
Themelues i Federates Sindikale te Industrise qe ne mars 1991 ,e me vone nenshkrues i themelimit te Konfederates Sindikatave te Shqiperise ne qershor 1991.Antar ne fotumet drejtuese me te larta te KSSH -se dhe FSPISH ( antare e KSSH). Lektor e nje trajnues model ne Qendren e Trajnimit e Edukimit Sindikal i trajnuar dhe certifikuar ne Gjermani, Bruksel etj.
Nje familjar e bashkeshort model, baba i dy djemve e nje vajze shembull ne familje e komunitet..!!!
Do na mungosh pergjithmone ingjinier Nika…Mungesa jote ne radhet tona do jete prezent ne cdo aktivitet..ne cdo mbledhje asambleje,ne cdo kongres pune,ne cdo proteste apo greve ,ne cdo seminar tranimi nuk do ta degjojme zerin tend ,argumentin tend,konkluzionin tend ,shpjegimin e ligjerimin tend brilant.!!!
I perjetshem kujtimi dhe vepra jote Ingjinier Nik Prenga.
R.I.P. Nik Prenga.