Sapo jemi njoftuar eshte ndare nga jeta shoku jone i feminise Vigan Saliasi. Vigani lindi ne Zhepë te Tomorices ne Skrapar me 1957. Ne vitet 1972-1976 ishim bashkencenes te Shkolles se Mesme Mjekesore “Jani Minga” ne Vlore dega farmaci, ku Vigani ishte nxenes i shkelqyer dhe po kaq i mire dhe i dashur. Fakultetin e Mjekesise e kreu ne vitet 1977-1980 dega Farmaci po me rezultate te shkelqyera. Per rezultatet e larta u dergua per studime ne Hungari per prodhimin e antibiotikeve dhe ku punoi ne Ndermarjen Farmaceutike “Profarma”. Mbas viteve 1992 u be pjese e kabinetit te Ministrise se Shendetesise si Drejtor i Drejtorise Farmaceutike ku ne ato vite te veshtira ndermori reforma ne fushen e farmaceutikes dhe privatizimin e ketij rrjeti te rendesishem mjekesor. Vitet e fundit ishte ne bordin e Urdherit te Farmacisteve te Shqiperise ku per shkak te semundjes se parakohshme u shkeput per arsye shendetesore. Me largimin nga jeta te Viganit familja humbi njeriun e dashur e te pazvendesushem, ne shokun tone te mire, te dashur e te qeshur Viganin qe ishte vigan dhe nga shpirti. Ngushellime Liljanes,Gentit e motres, vellezerve e motrave, shokeve e miqve. Qofsh i parajses vella. Do mbetesh i paharruar ne zemrat tona, shoqeve dhe shokeve qe i deshe dhe respektove shume.