17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

KOLONA E PESTË

 

Shefqet Dibrani

KOLONA E PESTË

(Fünfte Kolone/ Fifth Column)

Kolona e Pestë, është formacion i dyshimtë, që ka mision të caktuar!
Në Kosovë, KOLONË E PESTË, mund të llogaritet Klani nga RIINVESTI, pastaj nënë seksione janë formacionet “LIDHJA e BESO.”, të cilët tërësisht dhe krejtësisht në mënyrë jo të rregullt dhe antistatutare janë katapultuar në strukturat udhëheqëse të LDK, për t’i shantazhuar e paralizuar proceset.
Edhe pse veteranet dhe themeluesit e LDK-së, (mbi 70% janë gjallë), ata janë eliminuar nga Kryesia e LDK-së, nga KP i LDK-së, nga Kryesitë e Degëve të LDK-së, dhe nga delegat të Kuvendit Zgjedhor, si dhe nga privilegji për të qenë Deputet në Parlamentin e Kosovës. Ky zinxhirë ka vazhduar duke i eliminuar, prandaj askund nuk janë marrë këshilltar a sistemuar nëpër ministri e borde a komisione profesionale.
Nga ky prizëm mund të konstatojmë se të gjithë ata që janë në vartësi të Isa Mustafës, deshën apo jo, janë pjesë e KOLONËS SË PESTË, dhe kanë mision për të sabotuar të gjitha proceset demokratike në Kosovë, për të cilat kanë investuar vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos harruar Japoninë dhe vendet tjera aleate.

Një analizë profesionale dhe më të kompletuar për udhëheqjen e Kolonës së Pestë në LDK, të prirë nga Isa Mustafa, do ta publikojmë së shpejti.
Dorën në zemër Isa Mustafa, e tha një të vërtetë të pakontestueshme, sepse Ai kështu ka vepruar qe 40 vjet rresht. Populli për Isa Mustafën, është letër shpenzuese, prandaj ky përfaqësues tipik i KOLONËS SË PESTË, në emisionin Argument Plus në TV21, të datës 08.05.2020, e ka thënë saktë e pa ekuivokë një të vërtetë se në Kosovë: “Qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheq vendin”, d.m.th. votuesi është pjesë e orkestrës për të emituar demokraci, sa për të krijuar alibinë se Isa Mustafa dhe Kolona e Pestë, e respektojnë votën e qytetarit dhe me këtë adutë, për ta mashtruar Amerikën, Bashkimin Evropian, se ai ka hequr dorë nga idiotizmat komunist me të cilët ia ka shtrirë zullimin Kosovës. Tashmë vetëm u bë e qartë, nga goja e tij, se për qeverisjen e Kosovës vendos DALLAVERAXHIU i pashembullt, humbësi i të gjitha zgjedhjeve, keqpërdoruesi i Fondit të Trepërqindëshit, shkelësi i kushtetues, krijuesi i Asociacionit të Komunave Serbe në zemër të Kosovës, njeriu që me nënshkrimin e tij ia fali Malit të Zi, 8500 hektarë tokë. Për Qeverinë e Kosovës vendos ai i cili erdhi në krye të LDK-së pa qenë anëtar i LDK-së. Pra o qytetar, për Qeverinë e Kosovës, vendos vetëm Isa Mustafa, i cili asnjëherë nuk iu nënshtrua votës së brendshme në LDK, ai që nuk ka dhënë asnjë llogari për veprimtaritë e tij, që nga diferencimet ideopolitike në vitin 1981 e gjerë në ditët e sotme.
KOLONA E PESTË, është aktive më shumë se kurrë më parë, ajo është në Mision për ta shkatërruar LDK-në dhe Kosovën.

#ArgumentPlus #Mustafa-Qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheq vendin#ArgumentPlus #Mustafa-Qytetari nuk vendos se kush do ta udhëheq vendin

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.