Lediona zemër e vogël artiste,më ke vënë para një përgjegjësie tepër të madhe,saqë për çdo minutë e sekondë që të mendoj,shpesh ja bëj pytjen vetës:-pse zemra të mbetet e ndarë në dy pjesë?…një pjesë e zemrës e përmalluar më është këtu në mërgim dhe pjesa tjetër e zemrës së prokupuar gjindet atje në Atdhe.
Kjo është jeta Lediona,nuk kam tjetër zgjidhje,na duhet t’a pranojmë realitetin….. rëndësi ka të jeni mirë.
Lediona do të mundohem me gjithë shpirt, që të qëndroj sa më pranë edhe në largësi,por të lutem mos harro premtimin që më ke dhënë, se do t’i kushtohesh me korrektësi vetëm shkollës.
Të përqafoj nga larg
Zoti ju ruajt familjarish
“””””””””””””””””””””””””””””
Mos e shikoni si të vogël
Vërtet i ka vetëm 12-vjeçe
As nuk ka vlerën sa një lodër
Është vlerë që flet edhe në heshtje.
Zgjatja dorën o njeri
Me dorën tjetër të vënë n’zemër
Mos përfitoni por ndihmoni
Poete e vogël më i madhi emër.